Politikat e Privatësisë ne Digitalb

Politikat e Privatësisë në Digit-Alb

Mirësevini në uebsajtin tonë www.digitalb.al

Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë dhe të respektojmë privatësinë tuaj. Kjo Politikë Privatësie shpjegon se si ne mbledhim, përdorim, përpunojmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale kur vizitoni dhe përdorni uebsajtin tonë, në përputhje të plotë me Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, në Republikën e Shqipërisë.

Kjo politikë shërben për të informuar çdo përdorues të faqes web se si përpunohet informacioni për çdo përdorues të faqes tonë të internetit dhe aplikacioneve, mbi mënyrën se si grumbullohen, përpunohen, transmetohen dhe ruhen DHP (të dhënat personale) si pjesë e domosdoshme e proceseve të punës, ofrimit të shërbimeve dhe kushteve të bashkëpunimit në kompaninë Digit-Alb Sh.a. (këtu e tutje "Digit-Alb" ose "Kontrolluesi").

Kjo politikë është hartuar në zbatim të plotë të detyrimeve të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe udhëzimeve të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e Të Dhënave Personale.

A. Si përdor Digit-Alb informacionin e subjektit të të Dhënave Personale (DP) Fushëveprimi dhe Kategoritë e Subjekteve të të Dhënave

Kjo politikë zbatohet për përpunimin e të dhënave personale të mbledhura në lidhje me:

1. Pajtimtarët të cilët janë Personat që shprehin interes, paraqesin kërkesa të ndryshme për të marrë informacion për shkak të interesit të tyre, për të përfituar nga shërbimet e ofruara nga Digit-Alb (abonime televizive, OTT, etj.), si dhe kur bëjnë ankesa në lidhje me pretendimet e tyre për shkelje të DHP-së gjatë përpunimit nga kontrolluesi.

2. Kandidatët për punësim (Personat që aplikojnë për pozicione vakante) dhe ish-punonjësit e Digit-Alb.

3. Vizitorët, ku futet çdo person që akseson faqen zyrtare të Digit-Alb: www.digitalb.al dhe aplikacionet zyrtare të Digit-Alb.

B. Bazat Ligjore dhe Mënyra e Përpunimit të të Dhënave

Digit-Alb përpunon të dhënat tuaja personale vetëm mbi baza ligjore të vlefshme, siç parashikohet në Ligjin nr. 124/2024.

1. Abonentët, Përdoruesit e Shërbimeve dhe Baza Ligjore:

Përmbushja e kontratës, detyrimet ligjore të kontrolluesit dhe pëlqimi i shprehur (për qëllime marketingu apo shërbimesh specifike). Abonentët, gjatë vendosjes së marrëdhënies kontraktuale me Digit-Alb, japin pëlqimin për regjistrimin e DHP-së së tyre, për përpunimin e mëtejshëm të tyre dhe garantojnë që DHP-ja e tyre përfundimtare është e saktë, e vërtetë dhe e përditësuar. Për më tepër, abonentët si subjekte të DHP-së janë përgjegjës për përditësimin e të dhënave të regjistruara për të siguruar që informacioni të përditësohet vazhdimisht dhe plotësisht. Abonentët e Digit-Alb që japin DHP-në, nënshkruajnë një kontratë (fizike ose elektronike) me Digit-Alb, përmes së cilës konfirmojnë miratimin e tyre.

2. Rekrutimi dhe Kandidatët për Punësim (Masat parakontraktuale dhe pëlqimi i subjektit).

Kur një person aplikon për punësim pranë Digit-Alb, ky i fundit përdor informacionin (CV-të dhe dokumentacionin) ekskluzivisht për procesin e përzgjedhjes dhe rekrutimit të tij. Kur Digit-Alb kërkon informacion për të shpërndarë DHP tek një palë e tretë, për shembull kur Digit-Alb duhet të verifikojë një referencë ose të marrë disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse, Digit-Alb nuk e bën një aplikim të tillë pa informuar më parë subjektet, duke marrë miratimin paraprak vetëm në rastet kur ky informacion kërkohet me ligj. Kandidatët për punësim japin miratimin paraprak në rast se Digit-Alb do të verifikojë të dhënat e tyre. DHP-të në lidhje me kandidatët që nuk janë përzgjedhur dhe dokumentacioni i tyre, ruhet deri në 6 muaj pas aplikimit (përfundimit të procesit), ndërsa CV-të (për raste punësimi në të ardhmen dhe me pëlqim të subjektit) ruhen maksimumi 1 vit dhe më pas asgjësohen ose fshihen në mënyrë të sigurt.

3. Ish-punonjësit (Përmbushja e detyrimeve ligjore - legjislacioni i punës dhe ai tatimor).

Kur një punonjës nuk është më i punësuar në Digit-Alb, përgatitet një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. DHP-të që gjendet në të, mbahen të sigurta dhe të përshtatshme për këtë qëllim, ku, aksesi në dosjen e tij në arkiv është rreptësisht i kufizuar, për çdo person tjetër, përveç Arkivistit dhe Specialistit të Burimeve Njerëzore. Këto të dhëna ruhen sipas afatit të përcaktuar me ligj (kombëtar për arkivat dhe sigurimet shoqërore/tatimore).

C. Të Drejtat e Subjekteve të të Dhënave (Sipas Ligjit 124/2024)

E drejta e aksesit në DHP dhe kërkesa të ndryshme për informacion.

Abonentët si subjekte të DHP-së, kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen ose përditësohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, ku ata gëzojnë të drejtat e mëposhtme:

• E drejta për t'u informuar dhe për të pasur akses:

Të marrë konfirmim nëse të dhënat e tij po përpunohen dhe të marrin një kopje të tyre të kuptueshme.

• E drejta për korrigjim dhe fshirje (E drejta për t'u harruar):

Të kërkojnë korrigjimin e të dhënave të pasakta ose fshirjen e tyre kur nuk janë më të nevojshme për qëllimet që u mblodhën.

• E drejta për kufizimin e përpunimit:

Të kërkojnë pezullimin e përpunimit në kushte të caktuara ligjore.

• E drejta për transportueshmërinë e të dhënave (Data Portability):

Të marrin të dhënat në një format të strukturuar dhe të lexueshëm nga makineritë (kompjuter etj) për t'i transferuar te një kontrollues tjetër.

• E drejta për të kundërshtuar:

Të kundërshtojnë përpunimin për qëllime të marketingut direkt në çdo kohë.

• Të drejtat në lidhje me vendimmarrjen e automatizuar:

Të mos jenë subjekt i një vendimi të bazuar vetëm në përpunimin e automatizuar (përfshirë profilizimin) që prodhon efekte juridike për ta.

• E drejta për të tërhequr pëlqimin:

Të tërheqin pëlqimin e dhënë në çdo kohë, pa prekur ligjshmërinë e përpunimit të bazuar në pëlqimin para tërheqjes.

Digit-Alb përpiqet të jetë sa më i hapur për t’i dhënë abonentëve të tij informacionin në të dhënat e tyre personale. Një kopje e informacionit jepet në një kopje të kuptueshme dhe të lexueshme.

Për të ushtruar këto të drejta, mund të dërgoni një kërkesë me shkrim pranë kontakteve zyrtare të Digit-Alb të listuara në fund të këtij dokumenti. Digit-Alb do t'i përgjigjet kërkesës suaj pa pagesë brenda afateve të parashikuara ligjore.

D. Siguria, Konfidencialiteti dhe Transferimi i të Dhënave

Përhapja e DHP.

Digit-Alb garanton se ka marrë të gjitha masat e duhura teknike, organizative dhe fizike për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm me rrezikun, për ruajtjen e konfidencialitetit dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo shpërndarja e paautorizuar, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Të dhënat tuaja personale nuk u shiten apo u jepen palëve të treta për qëllime tregtare. Ato mund t'u komunikohen vetëm:

• Ofruesve të autorizuar të shërbimeve (nënkontrolluesit/përpunuesit) që veprojnë në emër të Digit-Alb nën kontrata strikte konfidencialiteti.

• Autoriteteve shtetërore kompetente, vetëm kur ky detyrim përcaktohet shprehimisht nga ligji në fuqi.

Transferimet Ndërkombëtare:

Çdo transferim i të dhënave jashtë Republikës së Shqipërisë bëhet në përputhje strikte me Kreun përkatës të Ligjit nr. 124/2024, duke garantuar që shteti marrës ofron një nivel të duhur mbrojtjeje ose përmes klauzolave standarde kontraktuale të miratuara nga Komisioneri.

E. Trajtimi i Ankesave dhe Incidentet e Sigurisë

Ankesat e Brendshme.

Kur një ankesë paraqitet nga një subjekt pranë Digit-Alb, ajo regjistrohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili ka nënshkruar më parë deklaratën e konfidencialitetit. Digit-Alb përdor DHP që mbledh vetëm për procesin e shqyrtimit. Aksesi në këto dosje është rreptësisht i kufizuar sipas parimit “nevoja për të ditur”. Punonjësit që trajtojnë ankesat kanë nënshkruar deklarata specifike konfidencialiteti.

Njoftimi i Incidenteve.

Në rast të një shkeljeje të sigurisë së të dhënave personale (data breach), Digit-Alb njofton Komisionerin brenda 72 orëve nga marrja e njoftimit, si dhe subjektet e të dhënave nëse shkelja paraqet rrezik të lartë për të drejtat dhe liritë e tyre.

F. Përdoruesit e Faqes Web, Aplikacioneve dhe Teknologjitë Gjurmuese (Cookies)

Gjatë përdorimit të faqes zyrtare www.digitalb.al, Digit-Alb dhe aplikacionet mund të mbledhin drejtpërdrejt DHP. Digit-Alb mbledh të dhëna teknike për të përmirësuar përvojën e abonentit.

Të dhënat e mbledhura:

Adresa IP (për të përcaktuar vendndodhjen e përgjithshme), lloji i pajisjes, sistemi operativ, statistikat e shikimit të faqeve, aktiviteti i përdoruesit dhe identifikuesit e reklamave (Ad-IDs).

Cookies dhe Veglat Analitike.

• Sesioni “Cookies”: Skedarë të përkohshëm që fshihen automatikisht pas mbylljes së shfletuesit.

• “Google Analytics”: Përdoren për të marrë statistika të agreguara dhe anonime mbi përdorimin e platformave tona. Këto të dhëna analizohen vetëm në formë të paidentifikueshme. Digit-Alb nuk përdor dhe nuk lejon palët e treta të përdorin mjete analitike për të zbuluar apo gjurmuar identitetin individual të vizitorëve pa pëlqimin e tyre paraprak.

G. Lidhjet me Faqe të Treta

Faqja zyrtare e Digit-Alb dhe aplikacionet mund të përmbajnë lidhje (links) me faqe të tjera interneti. Digit-Alb nuk mban përgjegjësi për politikat e privatësisë ose përmbajtjen e këtyre faqeve të treta. Ju këshillojmë të lexoni politikat e tyre specifike përpara se të jepni të dhënat tuaja.

H. Përditësimi i Politikës

Digit-Alb rezervon të drejtën të ndryshojë ose modifikojë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm në legjislacionin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale për të pasqyruar saktë ndryshimet në praktikat tona operacionale, standardet teknologjike apo kuadrin ligjor në fuqi. Çdo ndryshim do të publikohet menjëherë në këtë faqe duke mbajtur të paraqitur edhe datën e azhornimit të fundit.

I. Kontaktet e Kontrolluesit

Për çdo pyetje, kërkesë për ushtrimin e të drejtave tuaja ose ankesë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni zyrat tona të dedikuara në:

• Zyra për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DPO): [email protected]

• Zyra e Sigurisë së Informacionit dhe Cyber Security: [email protected]

Data e Hyrjes në Fuqi: Prill 2025

FORMULARI I DHËNIES SË PËLQIMIT PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE

(Në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale")

Unë, Blerësi/Abonenti, deklaroj se jam informuar në mënyrë të qartë, të plotë dhe lehtësisht të kuptueshme mbi të drejtat e mia që burojnë nga Ligji nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Me vullnetin tim të lirë, të plotë dhe të shprehur, jap pëlqimin tim si më poshtë:

A. Përpunimi për qëllime të përmbushjes së Kontratës (e detyrueshme)

Jap pëlqimin tim që Digit-Alb sh.a. të mbledhë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale: Emër Mbiemër, Adresë banimi/Kodi Postar, Numër telefoni dhe E-mail, me qëllim ekskluziv përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kjo Kontratë për Blerjen Online të Produkteve dhe Shërbimeve të Digit-Alb.

Afati i ruajtjes: Këto të dhëna do të ruhen përgjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së kontratës dhe për një periudhë prej 2 (dy) vitesh pas përfundimit të saj, përveç rasteve kur legjislacioni tatimor apo financiar në fuqi dikton një afat më të gjatë ruajtjeje. Pas përfundimit të këtij afati, të dhënat do të shkatërrohen ose do të bëhen plotësisht anonime.

Shënim: Ky pëlqim është plotësisht i revokueshëm. Ju keni të drejtë në çdo kohë, pa asnjë kosto dhe pa dhënë asnjë shpjegim, të tërhiqni pëlqimin tuaj për qëllime marketing-u apo komerciale duke dërguar një e-mail në adresën: [email protected] Tërheqja e pëlqimit nuk prek ligjshmërinë e përpunimit të bazuar në pëlqimin e dhënë përpara tërheqjes së tij.

Ju gjithashtu keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës:

Zyrtari i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e Të Dhënave Personale (Faqja Zyrtare: www.idp.al).