Termat dhe Kushtet e Kontrates
- Digit-Alb: Shoqëria "Digit-Alb" sh.a., e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, me numër NIPT K41719004D, e cila kryen aktivitet kryesisht në përhapjen e sinjalit televiziv dixhital sipas licencimit të saj, dhe ofron shërbime telekomunikimi me shikuesit e tij.
- Kontratë: Është akti shkresor, i cili nënshkruhet nga palët dhe e bën marrëveshjen mes tyre të jetë e lidhur me formë të ligjshme me një afat minimal 12 mujor.
- Kontratë fillestare: Konsiderohet kontrata e parë me pagesa mujore që lidhet mes Digit-Alb dhe Abonentit/Blerësit.
- Blerje me pagesa mujore: Do të thotë blerje e abonimeve nga Digit-Alb me parapagim mujor nëpërmjet pagesave me anë të institucioneve bankare, me një çmim më të ulët mujor në raport me abonimin mujor që blihet me pagesë direkte çdo muaj nga abonentët e Digit-Alb.
- Data e hyrjes në fuqi: Data e hyrjes në fuqi të kontratës është data kur Blerësi/Abonenti kryen pagesën fillestare.
- Palët: Digit-Alb dhe Abonenti/Blerësi, i cili kryen blerjen me pagesa mujore.
- Pikë e Autorizuar Shitjeje: Janë të gjitha pikat tek të cilat ofrohen produktet dhe shërbimet e Digit-Alb kundrejt çmimeve zyrtare të këtij të fundit, ku mund të nënshkruhet një kontratë në emër të Digit-Alb dhe/apo për llogari të Digit-Alb.
- Digitalb Online UNIT: Është dyqani elektronik në faqen zyrtare të Digit-Alb https://digitalb.al/
- Abonent/Blerësi: Janë të gjithë individët, shtetas shqiptarë që kanë mbushur 18 vjeç në çastin e blerjes, që disponojnë një kartë ID ose pasaportë, dhe kanë një llogari bankare në emër të tyre, si dhe personat fizikë dhe juridikë që disponojnë një NUIS dhe kanë një llogari bankare në emër të personit juridik, që lidhin kontratë me Digit-Alb, për të bërë të mundur përfitimin e shërbimit dixhital televiziv tokësor, satelitor dhe OTT, vetëm për përdorim vetjak (për përdorim në njësi banimi), pa të drejtë rishpërndarjeje, duke pranuar kushtet e kësaj kontrate. Abonimi kryhet me anë të përzgjedhjes së një pakete që përmban një paketim të caktuar kanaleve TV.
- Produkt: Janë programe/kanale televizive dhe jotelevizive të ofruara nga Digit-Alb, ndaj çdo përdoruesi të një aparati marrës, kartës Smart dhe abonimi përkatës.
- Aktivizimi: Procesi teknik që mundëson abonentin të përdorë shërbimin e përzgjedhur/blerë të ofruar nga Digit-Alb, pasi është pajisur ose disponon paraprakisht një aparat marrës dhe kartën Smart.
- Abonim satelitor: Ju duhet të njiheni detyrimisht me hartën e mbulimit përpara se të kryeni porosinë tuaj, për të zgjedhur produktin e përshtatshëm. Me miratimin e kësaj kontrate, ju konfirmoni se jeni njohur me hartën përkatëse të mbulimit me sinjal. Një informacion mbi hartën e mbulimit mund ta merrni në adresën e internetit: www.digitalb.al.
- Abonim tokësor: Ju duhet të njiheni detyrimisht me hartën e mbulimit përpara se të kryeni porosinë tuaj, për të zgjedhur produktin e përshtatshëm. Me miratimin e kësaj kontrate, ju konfirmoni se jeni njohur me hartën përkatëse të mbulimit me sinjal. Një informacion mbi hartën e mbulimit mund ta merrni në adresën e internetit: www.digitalb.al.
- Abonim OTT (Over the Top) nëpërmjet rrjetit të internetit: Ju duhet të njiheni detyrimisht me hartën e mbulimit përpara se të kryeni porosinë tuaj, për të zgjedhur produktin e përshtatshëm. Me miratimin e kësaj kontrate, ju konfirmoni se jeni njohur me hartën përkatëse të mbulimit me këtë shërbim. Një informacion mbi hartën e mbulimit mund ta merrni në adresën e internetit: www.digitalb.al.
- Anulimi/përfundimi i abonimit: Koha dhe gjendja kur të gjitha shërbimet në të cilat abonenti ka pasur akses janë anuluar/përfunduar, dhe nuk mund të përfitohet më shërbimi pa riabonim.
- Pagesa për muajin e parë: Është pagesa e muajit të parë, e cila mbahet nga Digit-Alb nëpërmjet institucionit bankar në momentin e aktivizimit të shërbimit.
- Të dhënat financiare: Janë çmimet dhe vlerat financiare mbi të cilat abonenti ka rënë dakord dhe është i detyruar t’i përmbushë me nënshkrimin e kësaj kontrate.
- Të dhënat e abonentit: Janë të dhënat personale të abonentit të detyrueshme për t’u plotësuar prej tij për të bërë të mundur lidhjen e kësaj kontrate.
- Zgjatja e afatit të kontratës: Në rast se pas përfundimit të një afati 12 mujor, abonenti vijon të kryejë pagesa mujore pranë bankës, kontrata konsiderohet e rinovuar edhe për një afat tjetër 12 mujor. Vetëm në rast se, me fillimin e afatit të ri të rinovimit të kontratës, çmimet e pagesave mujore të produkteve kanë ndryshuar nga kontrata e fillestare, abonenti duhet të bjerë dakord të rinovojë kushtet e reja financiare pranë një pike të autorizuar Digit-Alb dhe/ose “online”; në rast të kundërt, kontrata konsiderohet e përfunduar.
- Anulim i kontratës pa efekte financiare: Është rasti kur pasi ka nënshkruar kontratën me Digit-Alb, abonenti nuk kryen brenda afateve pagesën fillestare për muajin e parë dhe pagesat e tjera për periudhat e muajve në vazhdim deri në përfundim të periudhës së abonimit. Në këtë rast, kontrata është automatikisht e pavlefshme dhe quhet e zgjidhur pa efekte për secilën palë.
Objekti i Kontratës
Ofrimi i produktit për blerësin (abonentin), kundrejt blerjes me pagesa mujore të njëpasnjëshme të abonimit (sipas kategorisë së përzgjedhur prej tij) për një afat kohor minimumi 12 (dymbëdhjetë) mujor.
Kohëzgjatja
Kjo kontratë hyn në fuqi me procedimin e pagesës fillestare të muajit të parë nga institucioni bankar në favor të Digit-Alb, dhe do të vazhdojë minimalisht për 12 muaj deri në kryerjen e pagesës së plotë të abonimit.
Tarifat dhe pagesat
Me nënshkrimin e kësaj kontrate, abonenti bie dakord me kushtet dhe termat e saj.
Në përfundim të periudhës së abonimit prej 12 muajsh, abonenti mund të kërkojë të rinovojë abonimin me pagesa mujore, por Digit-Alb rezervon të drejtën e ndryshimit të tarifave, në varësi të ndryshimeve të mundshme ligjore apo ekonomike, politikave të tij, dhe ofertave sezonale.
Lidhja me sistemin
Çdo individ, person fizik apo juridik, pasi ka rënë dakord që të blejë abonimin e parë me pagesa mujore (dhe pagesat e tjera mujore kryhen nëpërmjet institucioneve bankare përkatëse në të cilat abonenti ka llogari bankare), kthehet në përdorues të sistemit dixhital televiziv tokësor, satelitor dhe OTT, pasi ka plotësuar dhe ka rënë dakord për të gjitha pikat e kësaj kontrate.
Njohja e kushteve nga abonenti
Abonenti është plotësisht në dijeni të kushteve dhe termave të kësaj kontrate tip dhe deklaron e konfirmon se e ka kuptuar, e ka pranuar plotësisht me vullnet të plotë dhe të lirë, se përdorimi i shërbimit prej tij duhet bërë në përputhje me udhëzimet përkatëse të Digit-Alb sipas kushteve të kësaj Kontrate, apo që do të jepen herë pas here sipas procedurave të parashikuara në këtë kontratë, në faqen e internetit apo me titra në kanalet e Digit-Alb dhe mënyrave të tjera të komunikimit.
Kryerja e Abonimeve Mujore
6.1. Që nga momenti i nënshkrimit dhe lidhjes së kësaj kontrate, abonenti autorizon institucionin bankar të kryejë transfertën e pagesës për muajin aktual nga llogaria e tij rrjedhëse në atë të Digit-Alb.
6.2. Pas kryerjes së pagesës së muajit të parë në favor të Digit-Alb, çdo marrëdhënie ndërtohet mes bankës nga e cila kryhet pagesa, abonentit dhe Digit-Alb, për sa i përket përfitimit në kohë të abonimit mujor.
6.2.1. Për të gjithë kohëzgjatjen e abonimit, klienti bie dakord dhe autorizon Digit-Alb, që pas kryerjes së abonimit të parë mujor, të tërheqë çdo muaj nga llogaria e tij bankare vlerat mujore për pjesën e mbetur të abonimit përkatës, deri në përfundim të afatit 12 mujor. Për realizimin e këtij qëllimi, Digit-Alb i drejton çdo muaj një kërkesë institucionit bankar në të cilin abonenti disponon llogari bankare për marrjen e pagesës për të cilën abonenti ka rënë dakord dhe ka autorizuar Digit-Alb.
6.3. Në rastet ku abonenti nuk kryen pagesën mujore për muajin pasardhës, ai humbet shikueshmërinë e kanaleve të Digit-Alb dhe mundësinë e të qenit i abonuar në atë muaj deri në kryerjen e plotë të pagesës.
6.3.1. Në rast se abonenti që e ka ndërprerë më parë kontratën me Digit-Alb, do të rikthehet në skemën e abonimit me pagesa mujore, ai duhet të lidhë kontratë të re me Digit-Alb në “Online Unit”.
6.4. Me nënshkrimin e kësaj kontrate, çdo abonent bie dakord dhe autorizon institucionin bankar në të cilin disponon një llogari bankare dhe një kartë krediti/debiti që të mbajë në kohë reale çdo pagesë që lidhet me ekzekutimin e kësaj kontrate si dhe pagesat e ardhshme mujore deri në plotësimin e vlerës totale të abonimit për kohëzgjatjen e tij, sikurse përcaktohet në këtë kontratë. Digit-Alb nuk mban asnjë përgjegjësi për sa i përket marëdhënies ndërmjet abonentit dhe çdo institucioni bankar dhe anasjelltas.
6.5. Çmimet zyrtare të paketave të abonimit te Digit-Alb jane të përcaktuara në monedhën LEKË. Çmimet zyrtare për paketat e abonimit në monedhën Euro, ndryshojnë në varësi të kursit të këmbimit.
7. Të drejtat dhe detyrimet e Digit-Alb
7.1. Para nënshkrimit të kësaj kontrate, Digit-Alb është i detyruar të njoftojë abonentin mbi kushtet e përgjithshme: mënyrën e dhënies së shërbimit (çmimi, etj.), rregullat e aplikuara për kryerjen e pagesave për blerjen e abonimeve të Digit-Alb. Me nënshkrimin e kësaj kontrate, abonenti deklaron dhe pranon se ka marrë të gjithë informacionin e plotë mbi kushtet e përgjithshme: mënyrën e dhënies së shërbimit (çmimi, etj.), rregullat e aplikuara për kryerjen e pagesave për blerjen e abonimeve të Digit-Alb dhe se i kupton dhe i pranon ato.
7.2. Digit-Alb garanton se do të ofrojë për abonentin një shërbim cilësor pa ndërprerje, për sa kohë që kjo do të jetë e mundur teknikisht për gjithë zonën e mbulimit. Shërbimet mund të ndërpriten për shkak të forcave madhore, mirëmbajtjes periodike të sistemit, përmirësimeve/përditësimeve në sistem, si dhe përmirësimeve të cilësisë së shërbimeve televizive dhe shërbime të tjera të ngjashme me to, me qëllim ofrimin e një cilësie më të mirë të shërbimit. Në rast të ndërprerjes së sinjalit apo shërbimit, abonenti do të vihet në dijeni për shkaqet e këtyre ndërprerjeve.
7.3. Digit-Alb detyrohet të shqyrtojë në një kohë të përshtatshme çdo ankesë të Abonentit, që ka të bëjë me shërbimin e ofruar, në përputhje me afatet e përcaktuara në nenin 13.2 të kësaj Kontrate. Çdo ankesë e abonentit në lidhje me mungesën e shërbimit të dhënë që në njohuritë e tij lidhen me Digit-Alb apo me bankën, do të merret parasysh për shqyrtim nga palët, brenda periudhës në të cilën abonimi është aktiv.
7.4. Digit-Alb mund të ndryshojë përmbajtjen e programeve të tij gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate, sipas politikave dhe programacionit që vendos Digit-Alb. Këto ndryshime i bëhen me dije paraprakisht Abonentit në faqen zyrtare të Digit-Alb, dhe ky i fundit zgjedh vetë nëse dëshiron të kryejë rinovimin ose jo të kësaj Kontrate në vijim.
7.5. Në çastin e nënshkrimit të kësaj kontrate, abonenti deklaron me vullnet të lirë se pranon që ka marrë dijeni të plotë mbi të gjitha kushtet dhe afatet e aplikuara për kryerjen e pagesave të abonimit. Abonenti duhet të kryejë paraprakisht verifikimin e këtyre kushteve dhe afateve të përcaktuara në adresën www.digitalb.al.
7.6. Digit-Alb rezervon të drejtën e ndryshimit në mënyrë të njëanshme të tarifave, në varësi të ndryshimeve të mundshme ligjore apo ekonomike, politikave të tij, dhe ofertave sezonale, pas përfundimit të vitit të parë të abonimit. Këto ndryshime i bëhen me dije paraprakisht abonentit dhe ky i fundit zgjedh vetë nëse dëshiron të kryejë rinovimin ose jo të kontratës me pagesa mujore për blerje abonimi.
7.7. Në rast se pas kryerjes së pagesës së këstit, abonenti nuk përfiton shikueshmërinë e kanaleve të paketës së përzgjedhur Për Faj të Digit-Alb, ai përfiton një kompensim 3 ditor mbi kohën/afatin e tij të abonimit sipas paketës së përzgjedhur. Nga kjo pikë përjashtohen forcat madhore dhe marrëdhëniet mes abonentit dhe bankës së zgjedhur.
8. Të drejtat dhe përgjegjësitë e Abonentit/Blerësit
8.1. Të përdorë vetëm abonimin e ofruar nga Digit-Alb në pikat e saj të autorizuara në bazë të kushteve të kësaj kontrate.
8.2. Të mos përdorë dhe të mos lejojë persona të tretë të përdorin shërbimin e ofruar në ambiente publike (vende që synojnë mbledhjen e publikut), duke përfshirë këtu klube, restorante, qendra të lojërave sportive, hotele, etj., të ngjashme si këto, përveçse në rast të një autorizimi apo kontrate të posaçme të dhënë nga Digit-Alb. Në rast të kundërt, duke qenë se kjo përbën një shkelje të rëndë të dispozitave kontraktuale, Digit-Alb do të ndërpresë në mënyrë të menjëhershme shërbimin.
8.3. Abonenti pranon kushtet e pagesës së abonimit me pagesa mujore, procedurën, dhe tarifat përkatëse.
8.4. Abonenti merr përsipër të mbrojë, kufizojë dhe kontrollojë personat nën 18 vjeç që përdorin abonimin e bërë prej tij, nga aksesi i programeve që ofron Digit-Alb. Abonentit i ofrohet ndihmë për produktin, në lidhje me përdorimin e programeve të kufizuara me kodim, vetëm pranë pikave të autorizuara të Digit-Alb, pasi ky i fundit ka paraqitur letërnjoftimin personal që provon se abonenti ka mbushur moshën 18 vjeç.
8.5. Abonenti bie dakord që Digit-Alb mund të kryejë sondazhe në lidhje me llojet e programeve për të cilat abonenti është i interesuar, me qëllim përmirësimin e programeve të Digit-Alb dhe plotësimin e kërkesave dhe nevojave të abonentëve.
8.6. Abonenti përfiton të gjitha të drejtat dhe detyrimet sipas kësaj kontrate, në rast se ai ka blerë një Kartë Smart e cila ka një abonim aktiv.
8.7. Me qëllim përmbushjen e objektit të kësaj kontrate, abonenti duhet të disponojë të paktën një llogari bankare pranë një banke të nivelit të dytë në Shqipëri ose jashte Shqiperise.
8.8. Në rastin e plotësimit të kësaj kontrate Online, abonenti është i detyruar të japë e-mail-in (adresën personale të postës elektronike) personal aktiv, tek i cili Digit-Alb i dërgon konfirmimin e pagesës dhe abonimit. Digit-Alb nuk mban përgjegjësi në rast se adresa e-mail nuk është e saktë dhe abonenti nuk ka marrë informacion për pagesat.
8.9. Abonenti bie dakord të respektojë afatet e pagesave mujore. Në rast se këto afate nuk zbatohen, atëherë me pranimin/nënshkrimin e kësaj Kontrate, Abonenti i jep miratimin Digit-Alb që të ndërpresë shërbimin.
8.10. Në rast se pas kryerjes së pagesës, abonenti nuk përfiton shikueshmërinë e kanaleve të Digit-Alb sipas produktit të përzgjedhur prej tij, abonenti mund të kontaktojë menjëherë Digit-Alb. Kontaktet përkatëse për ndihmën ndaj abonentit gjenden në faqen zyrtare www.digitalb.al.
9. Forca Madhore
Digit-Alb nuk mban asnjë përgjegjësi në rast se mospërmbushja e kushteve të kësaj kontrate ka ardhur si pasojë e një force madhore.
Konsiderohen forcë madhore: lufta (e shpallur ose jo), trazirat, sabotimi, fatkeqësitë natyrore, tërmetet, shpërthimet, zjarri, embargot tregtare, grevat, aktet e autoriteteve shqiptare apo të huaja me fuqi ekzekutive, shkeljet e ligjeve nga ana e autoriteteve shtetërore apo personave të tjerë që ushtrojnë aktivitet në fushën televizive.
Digit-Alb do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme, edhe në raste të forcës madhore, që t'u sigurojë shërbim përdoruesve sipas kësaj kontrate.
10. Ndryshimi i kontratës
Digit-Alb rezervon të drejtën e ndryshimit të dispozitave të kësaj kontrate në zbatim dhe/ose në përputhje me ndryshime të mundshme në legjislacionin në fuqi apo për shkak të ndryshimit të rrethanave ekonomike. Në raste të tilla, Digit-Alb duhet të bëjë njoftim paraprak publik disa muaj para kryerjes së këtyre ndryshimeve. Këto ndryshime i bëhen me dije paraprakisht abonentit dhe ky i fundit zgjedh vetë nëse dëshiron të kryejë rinovimin ose jo të kësaj Kontrate. Çdo ndryshim i kësaj kontrate do të jetë i vlefshëm vetëm me miratimin paraprak të Digit-Alb.
11. Konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave personale
Asnjë informacion nuk do t’i bëhet publik palëve të treta nga palët, pa miratimin me shkrim të palës tjetër, përveç rastit kur ligji parashikon ndryshe.
Digit-Alb deklaron dhe garanton se do të mbledhë, mbajë, përpunojë apo ruajë në ndonjë mënyrë tjetër për një afat 5 vjeçar, çdo të dhënë personale lidhur me abonentët, në përputhje të plotë me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë”, legjislacionin e zbatueshëm dhe rregulloret përkatëse, si dhe kushtet e kësaj marrëveshjeje. Në përputhje me nenin 18 të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë”, Digit-Alb njofton abonentin se mbledh dhe përpunon të dhënat personale të abonentit që jepen gjatë lidhjes së kësaj kontrate, për qëllime të identifikimit, statistikës, apo të komunikimeve të mëvonshme me abonentin, qoftë me postë, qoftë në formë elektronike, gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate.
Në çdo rast, Digit-Alb garanton të drejtën e abonentit për të korrigjuar të dhënat e pasakta që lidhen me të.
Me nënshkrimin e kësaj kontrate, abonenti jep miratimin për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale të tij nga Digit-Alb, ku përfshihen të gjitha të dhënat që jepen në faqen e parë të kësaj kontrate, si dhe të informacioneve që i kalohen bankës përkatëse ku abonenti kryen pagesat, për aq sa i takon bankës si ndërmjetës në këtë lloj marrëdhënie.
12. Ligji i aplikueshëm
Kjo kontratë i nënshtrohet legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë. Palët bien dakord që çdo mosmarrëveshje që lind në lidhje me vlefshmërinë, interpretimin apo zbatimin e marrëveshjes, të zgjidhet në Gjykatën e Juridiskionit të Përgjithshëm të Rrethit Gjyqësor Tiranë.
13. Të ndryshme
13.1. Digit-Alb nuk mban përgjegjësi në rastin kur abonimi i kërkuar është autorizuar mbi një kartë Smart, e cila po përdoret në një marrës dixhital të palicencuar nga vetë shoqëria Digit-Alb.
13.2. Ankimimet në lidhje me abonimin, kur këto kanë të bëjnë me Digit-Alb, do të pranohen brenda një afati kohor prej 48 orësh nga depozitimi i ankesës.
13.3. Problemet që vijnë për shkak të marrëdhënies blerës-bankë nuk janë përgjegjësi e Digit-Alb; Digit-Alb autorizon abonimin sapo merr informacionin nga banka se pagesa për abonimin u krye.
14. Në përmbledhje, elementët më të rëndësishëm të kontratës:
- ME NËNSHKRIMIN E KËSAJ KONTRATE, ABONENTI JEP MIRATIMIN PËR MBLEDHJEN DHE PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE TË TIJ NGA ANA E DIGIT-ALB, KU PËRFSHIHEN TË GJITHA TË DHËNAT QË JEPEN NË FAQEN E PARË TË KËSAJ KONTRATE, SI DHE TË INFORMACIONEVE QË I KALOHEN BANKËS PËRKATËSE KU ABONENTI KRYEN PAGESAT, PËR AQ SA I TAKON BANKËS SI NDËRMJETËS NË KËTË LLOJ MARRËDHËNIE.
15. Deklarim dhe firma e Abonentit
Deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se kam mbushur moshën 18 vjeç, dhe se i kam kuptuar tërësisht e bie dakord plotësisht me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë e sipërpërmendura të kësaj marrëveshjeje.
Deklaroj vlefshmërinë dhe vërtetësinë e të dhënave të plotësuara nga unë në këtë kontratë, në pjesën “Informacione mbi Abonentin”.
DHËNIE PËLQIMI
“Përmbledhje e përpunim të dhënash personale”
Unë, Blerësi, deklaroj se kam marrë dhe jam në dijeni të të gjithë informacionit të nevojshëm ligjor mbi legjislacionin për të dhënat personale, si dhe për të drejtat e mia që burojnë dhe janë sanksionuar në Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të Dhënave Personale" (në vijim "Ligji Për të Dhënat Personale", i ndryshuar, si dhe Udhëzimin Nr. 16, datë 26.12.2011 të Komisionerit për të Dhënat Personale "Për mbrojtjen e të dhënave personale në tregtimin e drejtpërdrejtë dhe masat e sigurisë" dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, bazuar në nenin 6.1 të Ligjit "Për mbrojtjen e të Dhënave Personale", (për më shumë informacion klikoni linkun) e me vullnet të plotë e të lirë e duke qenë në dijeni të plotë për arsyen pse të dhënat do të mblidhen, ruhen e përpunohen, me anë të këtij dokumenti, jap miratimin/pranimin tim të lirë për të lejuar Digit-Alb sh.a. me seli Tiranë, Shqipëri (në vijim "DigitAlb") për mbledhjen, ruajtjen, përpunimin e të dhënave të mia personale të mëposhtme:
1. Emër Mbiemër;
2. Adresën e saktë të banimit; Kodin Postar;
3. Numër telefoni;
4. Adresa e-mail;
me qëllim ekskluziv të përmbushjes së kërkesave që rrjedhin nga Kontrata për Blerjen Online të Produkteve dhe Shërbimeve të Digit-Alb ku unë jam palë kontraktuese. Në vijim, unë marr përsipër të informoj Digit-Alb sh.a. në adresën e postës elektronike [email protected] për çdo ndryshim të të dhënave të mia personale të mësipërme apo për çdo pasaktësi që vërej në të dhënat e mia personale tek të dhënat e Digit-Alb sh.a. për përmbushjen e kontratës, brenda 30 ditësh nga data kur kanë ndodhur ndryshimet. Unë pranoj e bie dakord që afati për ruajtjen e të dhënave të mia do të jetë ai i përcaktuar në legjislacionin në fuqi në territorin e Repulikës së Shqipërisë: për Procedurat Tatimore, për Kontabilietin dhe për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përgjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë, dhe 2 vjet pas përfundimit të Kontratës për blerjen online të produkteve dhe shërbimeve të Digit-Alb ku unë jam palë kontraktuese. Digit-Alb sh.a. është i detyruar të asgjesojë ose të bëjë anonime të dhënat e mia personale pas përfundimit të kësaj periudhe, përveç kur ligji parashikon ndryshe.