Termat Ligjoree

A. Përcaktime dhe kushte ligjore


Faqja www.digitalb.al (“faqja”) është pronë eskluzive e DigitAlb SHA, me seli në Tiranë, Shqipëri (në vijim refuar si “DigitAlb”).


Hyrja dhe hulumtimi në Faqe nga Përdoruesit individualë aktualisht është pa pagesë dhe rregullohen nga pranimi termave dhe kushteve të parashikuara në këto norma ligjore. Përdoruesi bie dakort se Faqja mund të jetë e përdorshme për përdorim personal nëpërmjet një kompjuteri ose një pajisjeje të ngjashme që ofron lidhje me Faqen.


DigitAlb ruan të gjitha të drejtat që në të ardhmen të vendose vlera për hyrjen ose hulumtimin në Faqe, në të gjithë faqen ose në pjesë të veçanta të saj sipas natyres, me kushtin bazë që Përdoruesit të njoftohen më parë për këtë shërbim me pagesë.


Përdoruesi njihet dhe bie dakort se:


-DigitAlb rezervon të drejtën të modifikojë përcaktimet dhe kushtet e cituara në termat ligjorë në çdo moment dhe t’ua komunikojë ato Përdoruesve përmes një njoftimi të përgjithshëm të vendosur në Faqe.


– Keto terma ligjore të modifikuar do të përbëjnë termat e rinj të modifikuar që do të sigurojnë hyrjen dhe hulumtimin në faqe.


B. Koncepte bazë të përdorura në Faqe:


– DigitAlb: shoqëri tregëtare e liçensuar si platformë numerike tokësore, satelitore dhe OTT.


– Përdorues: çdo person fizik apo individ që hyn në Faqen e DigitAlb duke shkruar domain e tij.


– Faqe: www.digitalb.al


– Përmbajtje: gjithçka që përmban Faqja e DigitAlb


C. Të drejtat e pronësise intelektuale


Përmbajtja e faqes si: tituj, veprat, imazhet, fotografitë, dialogjet, muzika, tingujt, video, tekstet dhe çdo material tjetër në çfarëdo lloj formati, por jo vetëm, menute (dritaret), faqet web (internetit), grafikat, ngjyrat, skemat, instrumentat, karakteret, design (vizatime dhe të ngjashme), diagramë, layouts, metoda, proçese dhe/apo funksione të software (individuale dhe/ose përbëra përmbajtje, ose të lidhura me to dhe/ose logo, trailer, sekuenca jane pronë eksluzive e DigitAlb ose në përdorimin e tij ekluziv dhe në çdo rast nuk munden në asnjë formë apo mënyrë të përdoren pa pëlqimin me shkrim të DigitAlb.

Përdoruesi bie dakort se gjatë përdorimit të kësaj Faqe nuk do të: kopjojë, modifikojë, shfaqë, shpërndajë, transmetojë/ritransmetojë, shesë, publikojë, transferojë apo te vendos në dispozicion informacione apo shërbime të kësaj Faqe.

Përdoruesi bie dakort me hyrjen në këtë Faqe se nuk do të transmetojë përmbajtje të ndaluar, fyese, të pahijshme, pornografike, kanosese, kërcenuese, raciste, diskretituese, në shkelje të privatesise konfidencialitetit, të cënojë të drejtat e pronësise intelektuale, te drejta autori dhe të lidhura me të, të drejta transmetimi, të dënueshme dhe/ose të paligjshme në raport me legjislacionin ne fuqi.

Përveçëse kur në faqe parashikohet shprehimisht ose jo, përmbajtja mund të shihet dhe/ose të dëgjohet vetëm në formatin “Streaming”. Me “Streaming” nënkuptohet forma e shikushmerisë dhe të dëgjuarit të permbajtjes në kohë reale dhe pa nevojën dhe /ose mundësine e riprodhimit, të përkohshme ose të përheshme, shpërndarjes ose rishpërndarjes, komunikimit me publikun ose një në lloj tjetër të përdorimi të çdo forme ose mënyre të ndryshme nga ajo e streaming të përcaktuar më lart.

Në rastin hipotetik kur në faqe do të jepen kode, linqe që lidhen me përmbajte specifike, këto kode mund të përdoren nga përdoruesit vetëm me perdorim të drejtëpërdrejtë, personal ose privat me kusht që ky përdorim të mos kryhet për qëllime direkte ose indirekte tregëtare ose për qëllime përfitimi.

Çdo rast përdorimi i kodeve dhe/ose i përmbajtes në shkelje të limiteve të përcaktuara në termat ligjore ose në çdo rast në kundërshtim me përcaktimet e ligjit do të ndiqet nga DigitAlb.

Markat dhe logot e DigitAlb duke përfshire edhe emrin e domaein-it ”digitalb.al” dhe “digital.tv” janë në përdorim eksluziv të DigitAlb. Këto marka dhe domaine nuk mund të përdoren në asnjë rast pa pëlqimin paraprak me shkrim të DigitAlb.


D. Lidhjet me faqet e tjera

Faqa e DigitAlb mund të përmbaje lidhje me (link-e) të faqeve të tjera që nuk kanë asnjë lidhje me Faqen. DigitAlb nuk kontrollon dhe as nuk kryhen veprime monitorimi me këto faqe të tjera të lidhura, mbi përmbajen e tyre ose rregullat e tyre. Link-e të tjerë të mundeshem në faqe të tjera, nuk mund të përcaktohen në asnjë rast si aktivitet i DigitAlb për promocion të tyre ose të permbajtes së tyre të publikuar.


E. COOKIES

Në faqe mund të jenë present “cookies” që nuk ruhen në menyrë të përhershme në komjuterin e Përdoruesit dhe nuk shfaqen me mbylljen e lidhjes në Faqe me qëllimin për t’ju lejuar Përdoruesve të përmiresojnë përdorimin e Faqes.

Përdoruesit që nuk preferojnë të marrin cookies mund të përshtasin aplikacionet e tyre në kompjuter në formë të tillë që të njoftohen për marrjen ose jo të cookies dhe të vendosin nëse i pranojne ose jo. Aplikacionet mund të pershtaten që ne fillim në formën për të mos pranuar automatikisht të gjithë cookies. Në këtë rast, Përdoruesi mund të mos jetë në gjendje të hyjë në të gjitha shërbimet e diponueshme në Faqe.


F. Kufijtë e përgjegjësisë

Përdoruesi merr përsipër dhe në çdo rast bie dakort se hyrja e tij dhe hulumtimi i tij në Faqe është totalisht në riskun e tij dhe nën përgjegjësinë e tij të plotë dhe ekskluzive.

Përdoruesi mer përsiper dhe bie dakort se Faqja është në formën ekzistuese (siç eshte kur ai hyn në të ) dhe mundet që përkohesisht të jetë e padisponueshme për të hyrë ose të ketë defekte ose vonesa.

DigitAlb nuk mban asnjë përgjegjësi për përmbajtjen, materialet dhe/ose informacionin e përfshire në Faqe nga Përdoruesit e tjerë në vendet e percaktuara virtualisht të cilat DigitAlb i vendos në dispozicion të Përdoruesve për një përdorim interakiv të faqes.

DigitAlb nuk do të jetë përgjegjës për asnjë humbje ose dëm që rrjedh në një menyrë apo një tjetër nga përdorimi ose funksionimi i Faqes, duke përfshire pa asnjë limitim, asnjë lloj dëmi për humbje të interesave tregëtare, humbje të dobësisë, ndërprerje të aktivitetit, humbje të informacioneve tregëtare dhe/ose çdo lloj humbje apo dëmtim të interesave, përjashtuar rastet që vijnë për faj të rendë të DigitAlb.


G. Njoftimet për abuzimet

Përdoruesit që kanë konstatuar çfaredo lloj shkelje që e konsiderojnë të papërshtatshme, ofenduese ose vulgare janë të ftuar të njoftojne menjëherë DigitAlb, duke plotësuar një formular të njoftimeve për shkeljet që gjenden në Faqe (duke vendosur mausin mbi formular).

Përdoruesi është i ftuar të bëjë një përdorim të përgjegjshëm të njoftimeve të tij. Njoftimet që rezultojnë të pabazuara dhe/ose të paligjshme do të jenë përgjegjeësi direkte e përdoruesit ndaj të cilit DigitAlb ndërmerr masa ligjore sipas rastit.


H. Ligji i aplikueshem

Termat ligjore bazohen në legjislacionin shqiptar në fuqi.