Kthimet dhe Garancia

Kthimet dhe zëvendësimet

Për blerjet jashtë Republikës së Shqipërisë

Kur sinjali nuk mbulon plotësisht zonën ku përdoret aparati marrës, pavarësisht njoftimit paraprak gjatë procesit të blerjes, blerësi mund ta kthejë aparatin duke njoftuar Digit-Alb dhe duke e postuar atë brenda 30 ditëve nga data e dorëzimit nga korrieri, në adresën e selisë së Digit-Alb.

Produkti/et që kthehen në Digit-Alb duhet të jetë i padëmtuar dhe me paketimin origjinal.

Të gjitha shpenzimet/kostot e kthimit të produktit/eve, pavarësisht korrierit të zgjedhur kryesisht nga blerësi, janë në ngarkim të blerësit.

Çdo shpenzim i tij për të kryer kthimin e produkteve pranë Digit-Alb s’është i rimbursueshëm. Kushtet e kthimit të produktit/eve bazohen vetëm në sa është përcaktuar në këtë format.

Digit-Alb impenjohet të rimbursojë pagesën te blerësi brenda 10 ditëve pune nga data e dorëzimit të produktit/eve pranë selisë së Digit-Alb. Digit-Alb, nëpërmjet një e-mail njoftues, do të bëjë me dije blerësin për datën e rimbursimit.


Kthimi i produkteve

Këshillohet që për produktet që ktheni, të përdoret një shërbim postar i sigurt, që ka të siguruar produktin.

Të merren masa që blerësi të marrë një numër të produktit të transportuar, për të lejuar vënien në dijeni të vendndodhjes së tij. Digit-Alb nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për rimbursimin apo për ankesat e blerësit, në rast se nuk e merr produktin e kthyer në destinacion për shkak humbjeje, dëmtimi apo vjedhjeje që nuk vijnë për faj të Digit-Alb.


Kostot që rimbursohen nga Digit-Alb

Digitab rimburson kostot e kthimit vetëm në rastet kur dorëzimi i produkteve në destinacion nuk është kryer sipas porosisë së blerësit për faj të Digit-Alb.


Pronësia intelektuale

Digit-Alb garanton origjinalitetin e të gjitha produkteve të tij të blera në faqe. Produktet janë të gjitha me logon Digit-Alb, në pronësi dhe të regjistruara si markë.


Kushtet e garancisë - Periudha e garancisë dhe llogaritja e saj

Në parim, periudha e garancisë për produktet (aparat marrës Digit-Alb) është e shtrirë për një periudhë prej 12 muajsh nga data e blerjes.

Garancia mbulon të gjitha defektet e prodhimit, si dhe ato të ndodhura nga mosfunksionimi i rregullt i aparatit.

Në rastet e sipërpërmendura, që ndodhin përgjatë periudhës së garancisë, aparati riparohet brenda 3 ditësh pune, dhe nëse nuk riparohet, ndërrohet brenda 1 dite pune.

Zëvendësimi i aparatit bëhet vetëm nga Digit-Alb apo i autorizuari i tij; (në këto afate nuk përfshihen afatet për transportin e produktit në adresën përkatëse).

Garancia e produktit u ofrohet vetëm blerësve të parë, pra ku është kryer instalimi origjinal i aparatit marrës;

Për dëmtime të aparatit marrës gjatë afatit të garancisë, kostot e dërgimit/transportit pranë Digit-Alb janë në ngarkim të blerësit. Digit-Alb riparon dhe/apo zëvendëson aparatin marrës dhe mbulon kostot e dërgimit të aparatit pranë blerësit, kompenson në abonim periudhën e humbur nga mosfunksionimi i aparatit marrës.


Raste të veçanta të riparimeve brenda garancisë

Në raste të veçanta mund të pranohen riparime jashtë garancisë si brenda garancisë, kur blerësi paraqet arsye të mjaftueshme pranë Digit-Alb dhe merr miratimin e tij.

Riparime të veçanta mund të kryhen pas miratimit të DGA edhe në rastet e mëposhtme:

a. Hedhje e software të aparatit në periudha të caktuara dhe ndërrimi i komponentëve të caktuar sipas nevojave të Digit-Alb.

Përcaktimi i produktit jashtë garancisë

• Aparatet marrëse do të quhen jashtë garancisë kur periudha e mbulimit nga garancia ka mbaruar;

• Aparatet marrëse do të quhen jashtë garancisë në rastet kur në to është ndërhyrë nga persona jo të autorizuar nga Digit-Alb;

• Goditje elektrike;

• Luhatjet e tensionit;

• Dëmtimet mekanike;

• Dëmtime fizike;

• Dëmtime nga shkarkimet atmosferike;

• Kur nuk shoqërohet me kontratën e shitjes;

• Nuk do të kryhen shërbime brenda garancisë, edhe kur produkti është brenda periudhës së mbuluar nga garancia, kur dëmtimi ka ardhur nga faktorët si më poshtë:

• Keqpërdorimi, përfshirë dëmtimin nga lëngjet (ujë).

• Të gjitha pajisjet që janë manipuluar apo të cilave nuk mund t’u identifikohet numri serial i prodhimit, janë të përjashtuara nga të drejtat dhe përfitimet e periudhës së garancisë.

• Dëmet e shkaktuara nga blerësi si rezultat i instalimit jokorrekt dhe jo në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga Digit-Alb, janë tërësisht nën përgjegjësinë e plotë të blerësit.