Si mund t’ju ndihmojmë?


Ruajtja e kofidencialitetit

Neni 7 – Ruajtja e konfidencialitetit

Informacioni dhe dokumentacioni i marrë nga Digit-Alb për çështjen në shqyrtim, përdoret vetëm për qëllimet për të cilat është dhënë informacioni. Për sa i përket trajtimit të ankesave në bazë të kësaj rregulloreje, DIGITALB zbaton tërësisht dispozitat e ligjit nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Neni 8 – Struktura përgjegjëse

Shqyrtimi i ankesave të depozituara në Digit-Alb lidhur me pretendimet e ankuesit bëhet nga Departamenti i Programacionit, Departamenti Ligjor dhe/ose Njësia, apo Departamenti të cilit i drejtohet ankesa. Zyra e Arkivës/Protokollit (në varësi të Departamentit Ligjor) mban në një regjistër të veçantë të dhënat mbi ankesat e depozituara duke evidentuar trajtimin dhe zgjidhjen e tyre. Struktura e trajtimit të ankesave përbëhet nga: • Armando Husa – [email protected] me nr.cel +355 697028337 me profesion “Gazetar” dhe cilësinë e kryetarit te komisionit; • Kevin Luçi – [email protected] me nr.cel +355 693435832, me profesion “Jurist” pranë shoqërisë Digit-Alb, pjesë e Departamentit Ligjor; • Jonida Shima – [email protected] me nr.cel +355 682069141, me profesion “Specialist në Anglistikë-Amerikanistikë”, pranë shoqërisë Digit-Alb, pjesë e Departamentit të Programacionit.

Neni 9 – Hyrja në fuqi

Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë në datën e nënshkrimit të saj më datë 01.10.2022. Digit-Alb sh.a

Eglinor RAMAJ

Administrator i Përgjithshëm