Si mund t’ju ndihmojmë?
Depozitimi i ankesave
Neni 3 – Depozitimi i ankesës
Çdo person/individ i interesuar, mund të paraqesë pranë Digit-Alb një ankesë ku pretendon se nga ana e Digit-Alb nuk janë përmbushur detyrimet ligjore, apo nuk janë zbatuar kushtet e nenit 33, të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Neni 4 – Forma e ankesës
- Ankesa paraqitet në format e mëposhtme:
a) Në formë shkresore, duke e depozituar në zyrën e protokollit të shoqërisë Digit-Alb në adresën: rruga “Pavarësia” nr.39, Kashar, Tiranë, Shqipëri; b) Në rrugë elektronike në adresën [email protected];
Ankesa duhet të paraqitet jo më vonë se 30 ditë nga data e transmetimit, ose kur në rastin e dy ose më shumë transmetimeve të lidhura me njëra-tjetrën, nga data e transmetimit të fundit.
Ankesa duhet të përmbajë:
a) gjeneralitetet e plota (emër, mbiemër) dhe kopje të dokumentit të identifkimit të ankuesit; b) adresën e ankuesit; c) emrin e emisionit / programit për të cilin bëhet ankesa; d) informacion mbi dëmin e shkaktuar (nëse ka ndonjë të tillë); e) arsyet e ankesës; f) çdo dokument tjetër që vlerësohet i rëndësishëm nga ankuesi në shërbim të qëllimit të ankesës.