Si mund t’ju ndihmojmë?


Afatet e shqyrtimit të ankesave

Neni 5 – Shqyrtimi i ankesës

  1. Digit-Alb, pas marrjes së ankesës, verifikon përmbushjen e kërkesave të përcaktuara në nenet 3 dhe 4 të kësaj rregulloreje. Në rast se ankesa nuk plotëson këto kërkesa, apo elemente të caktuara të përmendura këtu, i kthehet për plotësim ankuesit. Kërkesat anonime nuk merren në konsideratë dhe nuk shqyrtohen nga Digit-Alb. br

  2. Digit-Alb nuk merr në shqyrtim ankesat për çështje të cilat janë njëkohësisht në shqyrtim gjyqësor nga Gjykata, apo për të cilat është dhënë një vendim gjyqësor i formës së prerë.

  3. Nëse gjatë shqyrtimit të ankesës, Digit-Alb konstaton se çështja për të cilën është paraqitur ankesë, është njëkohësisht edhe në shqyrtim nga organet e prokurorisë, e ndërpret menjëherë shqyrtimin.

Neni 6 – Procedurat dhe afatet e shqyrtimit të ankesës

  1. Gjatë shqyrtimit të ankesës, Digit-Alb mund të kryejë rast pas rasti, një ose të gjitha veprimet e mëposhtme:

a) mund të kërkojë informacion shtesë nga ankuesi, të cilin (ankuesi) duhet ta depozitojë në Digit-Alb brenda 5 ditëve kalendarike nga data e marrjes në dijeni; b) për qëllime të sqarimit të rrethanave për çështjen e ankuar, Digit-Alb mund të organizojë takime të përbashkëta me ankuesin; c) Digit-Alb mund të kryejë kryesisht verifikimet përkatëse pranë departamentit, apo arkivit artistik të tij;

  1. Pas përfundimit të shqyrtimit të ankesës, nëse konstaton që emisioni/programi nuk ka zbatuar kërkesat e përcaktuara në ligj, Digit-Alb merr masat e nevojshme për çështjen e ankuar duke vënë në dijeni dhe ankuesin.
  2. Digit-Alb shqyrton ankesën dhe njofton ankuesin brenda 15 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të ankesës.