Si mund t’ju ndihmojmë?
Pyetje dhe probleme për sinjalin
Cilat janë frekuencat e Platformës DigitAlb
Kliko këtu: https://digitalb.al/ndihma/mbulimi-tokesor-and-satelitor/mbulimi-satelitor
Kam në përdorim dekoder satelitor dhe nuk kam sinjal
Gjetja e sinjalit satelitor dhe rregullimi i parabolës duhet bërë nga persona të specializuar për të marrë maksimumin e sinjalit satelitor. Për të zgjidhur këtë problem telefononi në numrat 068 20 33 350 / 069 40 30 030, ose na shkruani në adresën e elektronike [email protected].
Kam në përdorim dekoder tokësor, në çfare drejtimi duhet ta vendos antenën
Nëse ndodheni në; Tiranë; drejtojeni antenën nga Mali i Dajtit. Durrës, Plazh, Kavaje; drejtojeni antenën nga Kodra e "Radarit të komunikacionit". Shkodër; drejtojeni antenën nga Mali i Taraboshit. Lezhë; drejtojeni antenën nga Mali i Tyrbës. Fier, Lushnjë; drejtojeni antenën nga Kodra e Ardenicës. Vlorë; drejtojeni antenën nga Kodra e Zvërnecit. Elbasan; në drejtim të Petreshit. Pogradec; në drejtim të kodrës të Tushemishtit. Korçë; në drejtim te malit të Çardhakut. Duhet të keni parasysh që antena juaj duhet ta shikojë mire pikën e transmetuesit të sinjalit të DigitAlb
Kam Abonim dhe në ekran me del “Nuk ka Sinjal”
Kontrolloni fortesinë e sinjalit të antenës tuaj, verifikoni lidhjet dhe kontaktet e kabllit të antenës. Nesë përsëri do te keni të njëjtin problem, telefononi në numrat 068 20 33 350 / 069 40 30 030, ose na shkruani në adresën e elektronike [email protected].
Ka kanale Radio në dekoderat e DigitAlb
Kanalet e radiove për të gjitha llojet dekoderave të DigitAlb do t’i gjeni në, kanalin Top News, duke shtypur butonin AUDIO dhe të zgjidhni gjuhën 2/2, do të gjeni Top Gold Radio dhe My Music ose në çdo kanal tjetër duke shtypur butonin TV/Radio, mund të ndiqni Top Albania Radio,Top Gold, My Music Radio, Radio Klan, City Radio, Radio Travel.
Çfarë është EPG ?
EPG ose ndryshe “Electronic Program Guide” i lejon përdoruesit interaktivitet, në mënyrë që të njihet me programin që po transmetohet në këto momente ose për programet në vazhdim si dhe të rezervoje apo rregjistrojë programet që dëshiron.
Çfarë është rezervimi i një programi dhe si bëhet?
Rezervimi i një programi, jep mundësinë të mos humbisni një program të caktuar. Ju mund ta vendosni atë në reminder “rezervo programin” dhe në momentin që programi i zgjedhur fillon, dekoderi automatikisht kthehet tek kanali në të cilin transmetohet programi i zgjedhur nga ju. Nëse dekoderi është i fikur ai do të ndizet automatikisht në momentin që programi i zgjedhur fillon. Rezervimi mund të behet duke u futur tek Guida dhe pasi është zgjedhur programi i dëshiruar shtypet butoni " rezervo " dhe zgjidhet modaliteti ( njehere - në wake up etj.)
Çfare është Chipset Pairing ose çiftimi i dekoderit HD me kartën smart?
Chipset pairing është një mënyrë e re e ofruar për të ritur sigurinë në transmetimet digitale. Në këtë mënyrë dekoderi HD punon vetëm me një kartë smart dhe karta smart me një dekoder HD
A mund ta përdor karten smart të dekoderit HD në çdo dekoder tjetër që kam?
Jo! Smart karta e dekoderit HD nuk mund të perdoret në dekodera të tjerë SD, po kështu dhe dekoderi HD nuk mund të përdoret me karte tjeter smart
Nëse kam një abonim aktiv dhe bej një tjeter, me humb ky abonim që kam aktivizuar ?
Jo, absolutisht nuk humbet! Abonimi i ri shtyhet dhe fillon pasi mbaron abonimi i parë.