Si mund t’ju ndihmojmë?


Pyetje rreth flyBOX

Cili është ndryshimi i flyBOX me Mini flyBOX?
Të vetmit dallime janë: 1) Mungesa e tunerit të dytë. MiniFlyBOX ka vetëm një tuner DVB-S/S2 ose DVB-T/T2. Kjo sjell ndryshimet e meposhtme: PVR vetëm në transponderin ku klienti është duke parë . Pra nuk mund të shikohet një kanal në frekuencën e parë dhe të regjistrohet një tjetër në një frekuencë tjetër tjetër. 2) Mungesa e portës e-sata. Tek dekoderi Mini flyBOX mund të lidhet një HARD DISK/USB i jashtëm duke përdorur vetëm portën USB. 3) Mungesa e ekranit ballor. Në pjesën ballore mungon ekrani që tregon numrin e kanalit / orën. Në vend të tij është një LED me dy ngjyra Jeshile/ e Kuqe 4) Mungesa e portës usb të dytë Mini flyBOX ka vetëm një portë USB, e cila mund të perdoret për të lidhur HARD DISK/USB të jashtme ose usb WiFi

Si te lidh aparatin Flybox me internet me kabell?
Per lidhjen me kabell, njera ane e kabllit Ethernet futet te porta Ethernet e Flybox dhe ana tjeter futet ne nje nga portat Ethernet te modemit. Pasi te kryeni keto veprime, lidhja e aparatit Flybox me internetin eshte gati.

Si te lidh aparatin Flybox me internet me WIFI?
Tek menuja konfigurimet e aparatit zgjidhet opsioni “Parametrat e Sistemit” zgjedh “Parametrat e rrjetit” dhe e konfiguron qe aparati te lidhet ne menyren wirelesss: Te menyra e lidhjes me rrjetin: zgjedhim Lidhje pa tel (WiFi) Shkojme te Parametrat WiFi te Zgjedhja e Rrjetit: aty selektojme rrjetin WiFi qe kerkojme te lidhim dhe vendosni passwordin e tij.

Kam lidhur Flybox me internet,Vod nuk funksionon.
Duhen bere disa verifikime nese lidhja eshte kryer ne rregull. Lidhja ne menyre te sakte ne internet verifikohet ne menu: shkojme te “Konfigurimet” me poshte te “Informacion per sistemin” dhe verifikojme lidhjen me serverin MW nese eshte OK. Nqs shenimi eshte “problem” duhet te telefononi ne numrat e kujdesit per klientin 068 20 88 888 / 069 20 80 000 dhe 0800 44 44 (pa pagese brenda vendit) qe te verifikojne se ku qendron problemi.

Per cfare sherben Timeshift?
Mundeson venien ne pause te nje eventi dhe riluajtjen perseri deri ne nje . minutazh te caktuar (deri ne 60min). Gjithashtu me aktivizimin e opsionit Time Shift, ju mund te riktheni programin qe keni zgjedhur sa here te doni.

Per cfare sherben PVR (Personal Video Record)?
Mundeson regjistrimet te eventeve qe trasmetohen ne kanalet e DGA dhe me pasi mund ti ndiqni sipas deshires dhe kohes tuaj. Per te patur kete dhe perdorur kete opsion ju duhet te paiseni me nje Hard Disk te DigitAlb