Si mund t’ju ndihmojmë?


Pyetje dhe probleme për dekoderin e DIGITALB

Kam harruar kodin për hapjen e kanaleve për të rritur
Telefononi në numrat e kujdesit për klientin 068 20 88 888 / 069 20 80 000 / 042273075 dhe 0800 44 44 (pa pagesë brenda vendit), vetëm nëse jeni mbi 18 vjeç. Kam harruar kodin PIN të dekoderit HD Kodi PIN është 0000 ose përdorni butonat me ngjyra sipas renditjes që janë në telekomandë. Nqs përsëri nuk funksionon telefononi në numrat e kujdesit për klientin 068 20 88 888 / 069 20 80 000 /042273075 dhe 0800 44 44 (pa pagese brenda vendit), vetëm nëse jeni mbi 18 vjeç.

Përse me del në ekran informacioni “Kartë e Gabuar”?
1)Kontrolloni vendosjen e kartes smart ne aparat. 2)Hiqeni kartën nga foleja 3)Hiqni dekoderin nga priza dhe lëre 5 min, e nese del përseri i njeti informacion, atëherë karta juaj smart është me difekt dhe duhet ta ndërroni më një të re në një nga dyqanet e autorizuara të DigitAlb.

Nuk kam asnjë kanal të rregjistruar në dekoder
1)Nëse keni dekoder tokësor duhet të bëni një kërkim automatik të kanaleve. 2)Nëse keni dekoder satelitor mjafton të beni rikthim në gjendjen fillestare të tij Me telekomandën shkoni në Menu dhe bëni “Rikthim në gjendjen fillestare” të dekoderit tuaj. Nuk me janë listuar të gjitha kanalet e DigitAlb dhe SuperSport Me telekomandën shkoni në Menu dhe bëni “Rikthim në gjendjen fillestare” të dekoderit tuaj. Nese perseri nuk jane listuar te gjitha kanalet duhet te verifikoni antenen tuaj pasi keni humbje sinjali.

Çfarë është kontrolli prindëror?
Është shërbimi që të jep mundesinë për të lejuar ose bllokuar shikueshmërinë e programeve dhe kanaleve të cilat kërkojnë një moshë të caktuar ose mbushjen e moshës 18 vjeç. Aparati marrës digitalb dhe karta e abonimit i shitet apo dhurohet vetëm një personi mbi 18 vjeç i cili mban përgjegjësi të plotë për përdorimin e tyre. Me blerjen e nje aparati marrës digitalb dhe/ose përdorimin për herë të pare të tij, nevojitet të ndryshoni kodin baze me nje kod tjeter ne vlerësimin tuaj i cili vendoset nga ana juaj për të mbrojtur personat nën 18 vjeç nga përdorimi i pakontrolluar apo i programeve, kanaleve dhe eventeve për persona mbi 18 vjeç