Pas versionit të zgjatur të “The Hateful Eight”, publikuar në “Netflix” në formën e një mini seriali me katër episode, “CinemaBlend” njoftoi se platforma streaming on demand mund të jetë ideale për të transmetuar “Kill Bill: The Whole Affair”.

Përveç versionit prej 4 orësh të “The Hateful Eight” është folur dhe për një tjetër prej rreth 3.5 orësh të “Django Unchained”, madje dhe për atë të zgjatur të “Once upon a time in Hollywood”.

Sipas “CinemaBlend”, Quentin Tarantino mund të vendosë të transmetojë versionin e papublikuar ë “Kill Bill”, të titulluar “The Whole Affair”, që përbëhet nga “Kill Bill 1” dhe “Kill Bill 2” të lidhur së bashku nga sekuenca të patransmetuara më parë.

Tarantino gjithnjë e ka konsideruar projektin kinematografik një film të vetëm prej 4 orësh, kohëzgjatja e të cilit u pa e papërshtatshme nga ish-producenti Harvey Weinstein, që vendosi ta ndante filmin dhe ta projekte në kinema në dy pjesë.

Source: Televizion