Kushte dhe Afate


Aplikacioni “Digitalb KUDO”

Nëse pranoni të përdorni aplikacionin “Digitalb KUDO”, atëherë ju pranoni se keni lexuar këto Kushte dhe Afate dhe keni rënë dakord me to paraprakisht.

Në rast se nuk jeni dakord me to, ju lutemi të mos vijoni më tej me aksesimin e shërbimit.

Ju lutemi të lexoni me kujdes Kushtet dhe Afatet e Aplikacionit “Digitalb KUDO” përpara përdorimit të tij dhe përpara se të konfirmoni përdorimin e tij.

 

 

Nëse do të jeni përdorues të këtij aplikacioni, atëherë supozohet se i keni lexuar këto Kushte dhe Afate, dhe keni rënë dakord me to paraprakisht përpara përdorimit.

Gjithashtu, ju keni rënë dakord dhe me dërgimin e të dhënave të aplikacionit (User & Password) nga Digitalb dhe keni pranuar marrjen e mesazheve nga Digitalb në aparatin celular dhe ose tablet të lidhur me një kartë Sim, si dhe çdo mesazh tjetër që mund të dërgojë Digitalb në lidhje me përdorimin dhe mirëfunksionin e aplikacionit Digitalb KUDO.

 

  1. Aplikacioni: aplikacioni “Digitalb KUDO”, është një shërbim që ofrohet nga Digitalb, sipas roleve të specifikuara më lart. Ky aplikacion është i disponueshëm për telefonat smartphone, tabletet dhe/ose forma të reja teknologjike që përdorin sistemet e operimit IOS dhe Android, dhe i jep mundësinë çdo Përdoruesi që ka përfituar këtë shërbim në format e ofruara nga Digitalb, të aksesojë përmbajtjen televizive të Digitalb nëpërmjet këtij aplikacioni.

 

  1. Lista e kanaleve që mund të aksesohen në shërbimin Digitalb KUDO është renditur më poshtë. Shfaqja e përmbajtjes së kanaleve televizive, për shkak të kufizimit të së drejtave, mund të kufizohet për disa nga këto kanale ose mund të bëhen të padisponueshëm për t’u shfaqur në disa pajisje teknologjike.

 

  1. Ky shërbim është i ndryshueshëm dhe për këtë arsye mund të ndryshojë nga koha në kohë, duke përfshirë edhe përmbajtjen e kanaleve të vënë në dispozicionin tuaj nëpërmjet pajisjeve teknologjike në përdorimin tuaj. Kjo ndodh pasi një pjesë e përmbajtjes së vendosur në dispozicionin tuaj, ofrohet nga subjekte të tjera transmetuese, dhe për këtë arsye, disponueshmëria e këtyre përmbajtjeve në raste të caktuara është jashtë kontrollit tonë).

 

  1. Aksesi në shërbimin e ofruar nëpërmjet këtij aplikacioni, varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga aksesi me shpejtësi të mjaftueshme në internet (për performancë optimale të shërbimit rekomandohet që shpejtësia e lundrimit të jetë mbi 2 Mbps). Sa i takon shpejtësisë së internetit, ju mund të komunikoni direkt me ofruesin tuaj të internetit.

 

  1. Aplikacioni mund të shkarkohet në Google Play ose App Store nga të gjithë përdoruesit e shërbimeve telefonike të lëvizshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

  1. Aplikacioni “Digitalb KUDO” është i dedikuar vetëm për Abonentët e Digitalb sipas përcaktimeve në vijim:

– Klientët me parapagesë, që të mund të përdorin shërbimin “Digitalb KUDO”, duhet të kenë aktivizuar paraprakisht një paketë mujore të dedikuar për aplikacionin “Digitalb KUDO”.

Informacion më të hollësishëm dhe të mëtejshëm mund të gjeni në faqen e internetit: www.digitalb.al, pranë dyqaneve të Digitalb dhe shërbimit të klientit.

Tarifat dhe karakteristikat e aplikacionit “Digitalb KUDO

Me qëllim aksesimin e shërbimit “Digitalb KUDO”, Klientët mund të zgjedhin mes paketave mujore të dedikuara për aplikacionin. Këto paketa të dedikuara për aksesimin e shërbimit “Digitalb KUDO” aktivizohen pranë dyqaneve Digitalb.

Digitalb ruan të drejtën e ndryshimit të tarifave në përputhje me legjislacionin ekzistues në fuqi. Për të qëndruar të përditësuar mbi ofertat dhe tarifat reja, lutemi vizitoni faqen e internetit www.digitalb.al ose komunikoni me përfaqësuesit e Digitalb dhe pranë pikave të shërbimit të klientit.

 

  1. Lista e kanaleve të aplikacionit “Digitalb KUDO*”:

 

1 Top Channel HD 11 Klan TV HD 21 SS -1 HD
2 Top News 12 ABC News 22 SS -2 HD
3 T HD 13 Ora News 23 SS -3 HD
4 My Music 14 TVSH 24 Eurosport HD
5 Bang Bang 15 News 24 25 BCTV
6 Çufo TV 16 A1 Report 26 Supersonic Tv
7 Baby TV 17 Klan Kosova 27 MAD TV
8 Film Nje HD 18 Explorer Shkencë 28 City TV
9 Film Dy HD 19 Explorer Histori 29 Music Al
10 Film Aksion 20 Explorer Natyra 30 MTV Live HD

 

* Lista e kanaleve është objekt ndryshimi në përputhje me parashikimet e kësaj kontrate.

 

  1. Aplikacioni “Digitalb KUDO” ka këto karakteristika kryesore:
    1. LIVE TV, me kanale televizive.
      Kanale gjeneraliste, kanale lajmesh, kanale filmash, kanale për fëmijë, kanale dokumentarësh, kanale muzikore dhe kanale sportive. Lista e kanaleve mund të ndryshohet nga Digitalb duke njoftuar më parë Abonentët nëpërmjet formave të komunikimit në faqen zyrtare dhe direkt me titra në kanalet TV pjesë e aplikacionit.
    2. Catch Up
      Klienti mund të rikthehet në kohë dhe të shohë programe që janë transmetuar, deri në 72 orë më parë.
    3. EPG
      Çdo kanal vjen me guidën e programeve, me përshkrimin përkatës.
    4. Parental control
      Kontroll prindëror për kufizimin e shikueshmërisë së kanaleve sipas moshës së lejuar.
    5. Listë favorite
      Mundësia për të krijuar një grup kanalesh sipas shijeve të Klientit.

 

Kufizimi i Përgjegjësisë

Digitalb nuk mban përgjegjësi ligjore, financiare apo të çdo lloji ndaj klientëve apo palëve të treta nëse përmbajtja e aplikacionit “Digitalb KUDO” nuk mund të ofrohet për shkak të një ngjarjeje që është jashtë kontrollit të arsyeshëm të Digitalb.

Digitalb nuk mban përgjegjësi për dëmin e shkaktuar ose pretendimet që mund të lindin nga:

  1. moslidhja me internetin, shpejtësia apo bllokimi i tij;
  2. Mosfunksionimi i aplikacionit “Digitalb KUDO” për shkak të papërshtatshmërisë së pajisjes suaj teknologjike;
  3. Gabimet, pasaktësitë në funksionalitetin e aplikacionit, si dhe mosfunksionimi i këtij të fundit për arsye që nuk varen nga Digitalb;

ç. Klientë të cilët aksesojnë dhe përdorin aplikacionin “Digitalb KUDO” në kundërshtim dhe jo në përputhje me këto Kushte dhe Afate;

  1. Shkëputja e internetit për shkak të mospagesës së Ofruesit të Shërbimit dhe/apo marrëdhënieve me këtë të fundit;
  2. Shkeljet e kryera pa qëllim apo për shkak të neglizhencës;

 

Digitalb nuk garanton dhe nuk mban përgjegjësi për vënien në funksion të pajisjes së përdorur për të aksesuar aplikacionin “Digitalb KUDO”.

 

Pavarësisht sa më lart, Digitalb KUDO është përgjegjëse ndaj Klientëve për ofrimin e aksesit në aplikacionin “Digitalb KUDO” për aq sa e parashikon kuadri ligjor ekzistues për mediat audiovizive dhe mbrojtjen e konsumatorit.

 

Aksesi dhe Mbrojtja e të Dhënave tuaja Personale

Klienti bie dakord se Digitalb mund të kryejë sondazhe në lidhje me llojet e programeve për të cilat Abonenti është i interesuar, me qëllim përmirësimin e programeve të Digitalb dhe plotësimin e kërkesave dhe nevojave të abonentëve.

Me pranimin e këtyre kushteve, ju lejoni dhe autorizoni aplikacionin të aksesojë të dhënat tuaja, për përmbushjen e qëllimit të këtij shërbimi dhe në përputhje të plotë e në respektim të legjislacionit shqiptar në fuqi.

Në rast ankese mbi mënyrën se si janë përdorur të dhënat tuaja nga aplikacioni “Digitalb KUDO”, ju duhet të drejtoheni në adresën: info@digitab.tv .

Të dhënat tuaja të aksesuara në kuadër të ofrimit të shërbimit të aplikacionit “Digitalb KUDO”, do të ruhen të sigurta nga Digitalb në serverat e saj, të ndodhur në selinë e saj, në përputhje me kushtet dhe termat e ofrimit të aplikacionit “Digitalb KUDO” nga Digitalb deri në fund të periudhës gjatë së cilës ato duhet të trajtohen për qëllime të ofrimit të shërbimit, por jo më shumë se 2 vjet.

Sipas ligjit të zbatueshëm, Klienti ka të drejtë të aksesojë të dhënat në lidhje me të dhe mund të kërkojë korrigjimin, modifikimin apo fshirjen e këtij informacioni duke kontaktuar info@digitab.tv .

 

Asistenca nga Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit

Për çdo ankesë apo informacion lidhur me funksionimin e aplikacionit “Digitalb KUDO”, mund t’i drejtoheni Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit të Digitalb në adresën elektronike në vijim dhe/ose në faqen e internetit http://digitalb.al/na-kontaktoni-2/ .

Digitalb rezervon të drejtën për të monitoruar dhe regjistruar thirrjet e Klientëve të kryera drejt Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit me qëllim vlerësimin e cilësisë së shërbimit në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Nëse keni pyetje në lidhje me këto kushte dhe afate, ose nëse dëshironi të na kontaktoni, vizitoni www.digitalb.al .

 

Të tjera

Digitalb rezervon të drejtën të ndryshojë këto Kushte dhe Afate në çdo kohë.

Digitalb gjithashtu mund të krijojë rregulla të reja, të cilat mund të zbatohen gjatë përdorimit së     aplikacionit ose ta anulojë atë për arsye madhore.

 

Nëse Digitalb do të ndryshojë kushtet e ofrimit të shërbimit, apo për çdo arsye do të përfundojë       ofrimin e tij në përputhje me parashikimet e kësaj Kontrate, klientët do të informohen paraprakisht nëpërmjet faqes zyrtare www.digitalb.al dhe në Facebook  www.facebook.com/Digitalb .

 

Për çdo informacion apo pyetje rreth këtij shërbimi Klienti/ët mund të na drejtohen në faqen zyrtare www.digitalb.al dhe në Facebook, www.facebook.com/Digitalb .

 

Për këto Kushte dhe Afate për përdorimin e aplikacionit do të zbatohet ligji shqiptar.