Christian Bale e Matt Damon janë protagonistët e filmit “Ford v Ferrari”, me regji të James Mangold, në rolet respektive të Ken Miles e Carroll Shelby. Së fundi u publikua online një poster i ilustruar.

Filmi ka kushtuar rreth 100 milionë dollarë dhe pritet të dalë në kinema më 14 nëntor.

“Ford v Ferrari” tregon ngjarjen e skuadrës mes inxhinierëve dhe anëtarëve të ekipit amerikan të “Ford”, që së bashku me pilotin britanik Ken Miles janë angazhuar për të ndërtuar makinën e aftë për të fituar garën e “Le Mans” të vitit 1966, duke mundur rivalët e “Ferrari”-t.

Së bashku me Miles punon edhe inxhinieri ambicioz Carroll Shelby, që do të mundohet të ndryshojë mentalitetin e ekipit për të qenë fitues, siç karakterizon atë të Enzo Ferrari-t.

Në kastin e aktorëve janë edhe Jon Bernthal, Caitriona Balfe e Tracy Letta në rolin e Henry Ford II. Enzo Ferrari do të interpretohet nga aktori italian Remo Girone.

Source: Televizion