Leave A Reply

Njoftim!

Kompania DIGITALB informon të gjithë abonentët e rrjetit kabllor Abcom, se mund të konvertojnë menjëherë abonimin aktiv të mbetur, pranë dyqaneve ose pikave të tjera zyrtare të DIGITALB. Gjithashtu DIGITALB për këta klientë ofron edhe një ofertë specifike, që përfshin Dekoderin Flybox+Kartën Smart, me çmim promocional 5,000 lekë. Kjo mundësi dhe kjo ofertë eksluzive iu ofrohet abonentëve të cilët në asnjë rast, nuk duhet dhe nuk do të cënohen me ndërprerje shërbimi përpara afatit, si pasojë e prishjes në mënyrë të njëanshme të marreveshjes nga ana e Abcom sh.p.k, për shitjen e paketave DIGITALB.
Gjithashtu ftohen të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e DIGITALB, duke kryer abonim në pikat zyrtare të Kompanisë dhe abonim përmes partnerëve seriozë dhe të besueshëm me të cilët DIGITALB ka marrëveshje. Jeni të mirëpritur në DIGITALB!
WP-Backgrounds Lite by InoPlugs Web Design and Juwelier Schönmann 1010 Wien