Politikat e privatësisë në DIGITALB

Kjo politikë shërben për të vëne në dijeni sesi proçedohet kur mblidhen dhe ruhen DHP (të dhënat personale)  si pjesë e domosdoshme e proceseve të punës dhe kushteve të bashkëpunimit ne shoqërinë Digitalb.

Kjo politikë është hartuar ne zbatim të detyrimeve të Vendim Nr.6, datë 05.08.2013, Pika 5 “Per Përcaktimin e Rregullave të Hollësishme Për Sigurimin e të Dhënave Personale”.

 

A. Si i përdor DIGITALB informacionet e subjekteve të të dhënave përsonale (DHP).

 

Kjo politikë vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

 

  1. 1. Abonentët[1] paraqesin kërkesa të ndryshme për të marr informacione për shkak të interesit të tyre për të përfituar nga shërbimet e ofruara nga DIGITALB (abonime etj.) si dhe kur ata paraqesin ankesa lidhur me pretendimet e tyre për shkelje të DHP të tyre gjatë përpunimit nga ana e kontrolluesit.
  2. 2. Kandidatët për punësim[2] dhe ish-punonjësit e DIGITALB[3].
  3. 3. Vizitorët[4] në faqen zyrtare të DIGITALB www.digitalb.al

 

B. Abonentët, kandidatët për punonjës dhe ish-punonjësit e DIGITALB.

 

  1. 1. Abonentët, gjatë krijimit të marrëdhënieve kontraktuale me DIGITALB, japin pëlqimin e tyre për regjistrimin e DHP të tyre, për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe ato garantojnë që DHP të tyre të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, abonentët si subjekte të DHP janë përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë. Abonentet per të DHP që japin pranë Digitalb, firmosin një kontratë me Digitalb, me anë të së cilës konfimojnë miratimin e tyre.
  2. 2. Kur një person aplikon për t’u punësuar pranë DIGITALB, ky i fundit përdor informacionin për procesin e seleksionimit dhe rekrutimit të tyre. Kur DIGITALB kërkon info përhapim DHP te një palë e tretë, për shembull, kur DIGITALB duhet të verifikoj një reference, ose të marri disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse, DIGITALB nuk bën një aplikim të tillë pa i informuar subjektet më parë, duke marrë miratimin vetëm në rastet kur ky informacion është i kërkuar me ligj. Kandidatet per punësim, japin miratimin e tyre paraprak ne rast se Digitalb do verifkojë të dhënat e tyre. DHP në lidhje me kandidatët që nuk përzgjidhen dokumentacioni i tyre ruhet 1 muaj pas aplikimit, ndërsa CV-të ruhen për 1 vit e më pas shkatërrohen ose fshihen.
  3. 3. Kur një punonjës nuk është më në marrëdhënie pune me DIGITALB, për të përgatitet një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qënë i punësuar. DHP të përfshira në të mbahen të sigurta dhe të përshtatshme për këtë qëllim, ku është i limituar aksesi për çdo person tjeter, përjashtuar Arkivistin dhe Specialistin e BNJ. Këto të dhëna ruhen sipas afatit të përcaktuar në ligj.

 

C. E drejta për akses në të DHP.

 

Kërkesa të ndryshme per marrje informacioni.

Abonentët si subjekte të DHP kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ».

DIGITALB përpiqet që të jetë sa më i hapur për t’i dhënë abonentëve të tij, informacion në të dhënat e tyre përsonale, kjo për ato raste kur abonentëve u janë regjistruar DHP. Ato kanë të drejtë të marrin informacion nëse mbajmë DHP të tyre duke dërguar një kërkesë me shkrim.

Në rastet kur DIGITALB mban DHP, atyre do t’ju:

  • Jepet një përshkrim i tyre;
  • Bëhet me dije arsyeja për të cilën DIGITALB i mban ato;
  • Tregohet se ku dhe kur mund t’i përhap DIGITALB këto DHP;
  • Jepet një kopje e informacionit në një kopje të kuptueshme;
  • Informohet nëse dhënia e DHP është e detyrueshme apo vullnetare.

Për marrjen e një informacioni të tillë, për çdo DHP që DIGITALB mund të mbaj, është e nevojshme të bëni një kërkesë me shkrim drejtuar sipas kontakteve të publikuara në faqen zyrtare të DIGITALB (www.digitalb.al).

Lidhur me sa me siper, Abonenti vihet ne dijeni ne çastin e plotësimit të kontratës së blerjes se produktit pasi të DHP jepen vullnetarisht nga Abonenti ne çastin e  blerjes si dhe konfimohen dhe jepet miratimi me shkrim per to.

 

D. Përhapja e DHP.

 

DIGITALB garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e paautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar), si dhe ne përputhje me kërkesat e Standardit të sigurisë informacionit ISO 27001:2013 kundrejt te cilit Digitalb është çertifikuar.

Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në database të DIGITALB, do të përpunohen nga punonjësit të ngarkuar me përpunimin, pasi është dhënë pëlqimi me shkrim nga abonentët në kontratën e blerjes), si dhe gjithashtu këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit.

Abonentët si subjektet të DHP, kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.

 

E. Personat që paraqesin ankesa .

 

Kur paraqitet një ankesë nga një abonent i DIGITALB, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit.

Shoqëria DIGITALB përdor DHP që mbledh vetëm për proçesin e shqyrtimit të ankesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që DIGITALB ofron. DIGITALB mban DHP të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe politikën e DIGITALB për ruajtjen e DHP. Ato mbahen në një mjedis të sigurt dhe aksesi në të është i kufizuar në bazë të parimit “nevoja për të ditur dhe njohur “.

 

F. Vizitorët në faqen zyrtare të Digitalb.

 

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.digitalb.al , DIGITALB mund të mbledhë në mënyrë direkte DHP nëpërmjet plotësimit të formularëve për blerje online të blerjes të abonimeve dhe shërbimeve përkatëse që ofrohen nga DIGITALB, si dhe në rast të kërkesave online ndaj DIGITALB të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

Gjithashtu me anë të kësaj faqe zyrtare, DIGITALB transmeton informacione. Qëllimi i transmetimit të informacionit nëpërmjet internetit është që DIGITALB të jetë sa më pranë abonentëve të saj dhe t’u përshtatet sa më shumë kërkesave të tyre.

Nëpërmjet faqës zyrtare DIGITALB vë në dijeni të gjithë abonentët e saj ne lidhje me ofertat dhe llojet e larmishme te shërbimeve që DIGITALB ofron si dhe me aktivitetet e ndryshme të organizuara nga DIGITALB, e gjithë kjo duke u bëre prezente përgjegjësite dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore që DIGITALB zbaton në lidhje me mbledhjen dhe perpunimin e DHP te abonentëve te saj.

DIGITALB nuk bën asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen e DIGITALB.

DIGITALB nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes se saj zyrtare.

Nëse DIGITALB do të mbledh informacione përsonalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes se saj të internetit, DIGITALB u bën të qartë rastin se kur do të mblidhen DHP dhe do të përcaktojë saktësisht kriteret mbi ndryshimet në këtë politikë mbi mbrojtjen e DHP.

DIGITALB përditëson këtë politikë në mënyrë të rregullt duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë themelore dhe të rëndësishme për veprimtarinë e punës së DIGITALB.

 
G. Politika e Sigurisë se Informacionit.

 

Digitalb Sh.a ka adoptuar një qasje në bazë proçesesh për të krijuar sisteme analitike nëpërmjet rekordeve. Këto sisteme mund të përdoren për të krijuar inteligjencë për zhvillim shërbimesh dhe kërkime. Qëllimi ynë në tërësi është të:

  • Strukturojmë dhe mirëmbajmë pozicionin tone si një “partner i besuar” për klientët e mundshëm dhe autoritetet që kanë nevojë të aksesojnë të dhënat e Digitalb SH.A;
  • Sigurojmë që të gjitha shërbimet tona ofrohen me standardet më të larta teknike dhe me etikën e duhur;
  • Mbrojmë informacionin që ruhet në sistemet IT të Digitalb (të dhëna financiare dhe të klientëve).
  • Implementojmë një politikë të sigurisë së informacionit që të ruajmë një shërbim të pandërprerë në 99% të kohës.
  • Sigurojmë vazhdimësi të biznesit dhe minimizojmë dëmet e biznesit duke parandaluar dhe minimizuar impaktin e incidenteve të sigurisë.
  • Ruajmë rreziqet ekzistuese në nivelet aktuale.
  • Garantojmë nivelin më të lartë të sigurisë së informacionit nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve dhe veprimeve që kryhen në organizatë.

Për të na ndihmuar që të arrijmë këto qëllime, ne kemi implementuar një Sistem të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit. Struktura e këtij sistemi është përcaktuar në Manualin e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit dhe është implementuar duke përdorur një ndërthurje politikash, objektivash dhe dokumentim proçesesh. Grupi ynë i menaxhimit është i angazhuar të bashkëpunoj ngushtë me stafin tonë për të zhvilluar dhe përmirësuar këtë sistem. Si pjesë të këtij angazhimi, ne do të:

  • Përdorim trajnimin dhe komunikimin me të gjithë punonjësit për tu siguruar që kjo politikë është kuptuar dhe vënë në veprim;
  • Vendosim Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit në kulturën dhe praktikat e përditshme të Digitalb Sh.a. si një angazhim afatgjatë për përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë së informacionit;
  • Sigurojmë që informacioni ynë menaxhohet duke përmbushur tre parimet e sigurisë së informacionit: të konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë;
  • Sigurojmë disponueshmërinë e burimeve të nevojshme për të mirëmbajtur Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit;
  • Sigurojmë që kontrollet e përshtatshme për sigurinë e informacionit janë aktive;
  • Sigurojmë që rreziqet e reja dhe të ndryshueshme, menaxhohen në mënyrën e duhur dhe profesionale;
  • Sigurojmë që ne i kuptojmë dhe jemi në përputhje me rregulloret dhe kërkesat ligjore qe prekin aktivitetin e punës tonë;

Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit rishqyrtohet në takimet e rishikimit të sistemit te menaxhimit te sigurisë informacionit, për të siguruar që vazhdon të jetë efektiv dhe i aplikueshëm në organizatë, duke parë nga këndvështrimi i përmirësimit të vazhdueshëm të tij.

 

H. Masat e sigurise per DHP

 

Digitalb është ne dijeni të plotë të rëndësisë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respekton masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Digitalb kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.

Faqja zyrtare e Digitalb mund të ketë link ndërlidhës të ndonjë faqe tjetër interneti per të cilin Digitalb nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve dhe ju këshillon që të lexoni politikat përkatëse të privatësisë për këto site. Kushtet e këtyre faqeve ndryshojnë nga ato të Digitalb. Për më shumë lexoni në faqen e Digitalb, terma ligjore.

 

I.Të ndryshme

 

Digitalb rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë politikë në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë apo të politkave të saj ne përputhje me legjislacionin ne territor.

 

K.Kontakte

 

Politika e mësipërme është një mjet informimi e saktë dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj në funksion të shërbimeve të ofruara nga Digitalb.

Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:

OFICERI I SIGURISE SE TE DHENAVE PERSONALE

 

DIGITALB SH.A.
Adresa: Autostrada Tirane-Durres, Rruga: “Pavarësia”, Nr. 39 Kashar, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42388000, + Fax: +355 42274831/0
info@digitalb.tv | www.digitalb.al

___________________________________________________________________________________________________________________

[1] Abonent: Të gjithë personat fizikë që kanë mbushur 18 vjeç ne çastin e blerjes, që disponojnë një letërnjoftim ose pasaportë, si dhe personat juridikë që disponojnë një numër Nipti, që lidhin kontratë me Digit-Alb, për të bërë të mundur përfitimin e shërbimit dixhital televiziv tokësor/satelitor.

[2] Kandidatet per punesim: janë individët mbi 18 vjeç te interesuar për punësim në Digitalb, që paraqesin kryesiht një CV ne Digitalb, me dorëzim dorazi ose ne adresen e email te Digitalb.

[3] Ish punonjes: janë individët që kanë qënë të punësuar ne Digitalb dhe ju janë / kane ndërprerë marrëdhëniet e punës me Digitalb.

[4] Vizitoret: jane individe qe kryesisht hyjne ne faqen zyrtare te Digitalb www.digitalb.al