Të dashur fëmijë dhe prindër shoqërues!

 

DigitAlb ju falenderon për pjesmarrjen tuaj masive në audicionet shpalluara për emisionin më të ri në DigitAlb që pritet të nisë së shpejti.

 

Ishte shumë bukur t’ju mirëprisnim të gjithë ju që morët pjesë dhe të njiheshim me ju.

 

Shprehim keqardhjen që për shkak të numrit te madh te fëmijëve dhe kohës së kufizuar nuk arritëm t’ju takonim të gjithë.

 

Për momentin audicionet kanë përfunduar por nëse ju do e ndiqni emisionin tuaj dhe do ju pëlqejë, në vijim mund të ketë audicione të tjerë për të cilat do ju njoftojmë përsëri.

 

Na prisni!

 

Faleminderit!

 

DigitAlb JU do!