DigitAlb njofton se po përmbyllet Proçesi i Dixhitalizimit të Transmetimeve TeleviziveTokësore në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës e Durrësit.

 
Abonentët me DEKODER të vjetër SD të blerë para vitit 2011, duhet të paraqiten sa më parë në Pikat e Autorizuara të Shitjes DigitAlb për të marr shërbimin, përndryshe nuk do të mund të shohin kanalet në frekuencat e reja.
 
Ata me modulë, duhet të bëjnë kërkim manual.
 
Pas marrjes së software duhet të bëjnë Kërkim Automatik të Kanaleve.
DigitAlb ju fton të përfitoni edhe nga oferta aktuale e ta merrni Falas Dekoderin T2 HD, duke bërë abonim 12 Mujor Familjar ose Premium.