Autorët: ArkivaDIGITALB

Emily Ratajkowski në skena erotike në filmin “Cruise”

Emily Ratakojwski kthehet në një vajzë të keqe në dramën romantike, në të cilën ajo ka rolin kryesor në krah të aktorit Spencer Boldman, raporton “The Sun”. 27-vjeçarja bën seks në makinë dhe striptizëm për rolin e saj të ri seksi, në filmin “Cruise”. Në film, ajo luan rolin e Jessica Weinberg, një studente e pasur që ka dhe një fantazi seksuale të shfrenuar. Source: Televizion

Lexo më shumë

Publikohet videoja e vrasjes së reperit XXXTentacion

Vrasje e reperit amerikan është kapur nga kamerat e sigurisë të një lokali përballë. Në video shihet XXXTentacion duke hyrë në dyqanin për motorë e pas tij e kanë ndjekur vrasësit që më pas e kanë sulmuar. Kur Xxxtentacion ka hyrë në veturën e tij, ata e kanë ndalur në rrugë dhe e kanë sulmuar me armë zjarri. Më pas, njëri nga të dyshuarit madje ka hyrë në veturë para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes, duke marrë me veti një çantë Louis Vuitton dhe para me vlerë 50 mijë dollarë. Kjo video është treguar për herë të parë në sallën e gjyqit, ku po gjykohen katër të akuzuarit për vrasjen e reperit. Source: Tendence

Lexo më shumë

Eddie Murphy fejohet me të dashurën shtatzënë

Eddie Murphy është e fejuar me të dashurën e tij shtatzënë Paige Butcher, lajmi u konfirmua nga vetë aktori i famshëm për “UsWeekly”. Paige do të sjellë në jetë fëmijën e dytë me Murphy, ndërsa 57-vjeçari pritet të bëhet baba për herë të 10-të. Së fundmi u zbulua se fëmija do të jetë djalë dhe çifti ka së bashku vajzën 2-vjeçe Izzy Oona Murphy. Paige dhe Eddie janë lidhur që në vitin 2012 dhe Izzy ka lindur në maj 2016. Source: Tendence

Lexo më shumë

Filmi “Suspiria”, Amazon akuzohet për plagjiaturë

“Suspiria” do të përballet me një çështje legale ngritur ndaj Amazon nga përgjegjësit e fondacionit që merret me të drejtat legale të veprave të artistes kubane-amerikane Anna Mendieta. Në dokumentet e paraqitura në gjykatë pretendohet se në dy sekuenca në trailerin e këtij filmi kanë ngjashmëri të dukshme me “Rape Scene” dhe “Untitled” të realizuara në vitet ’70. Amazon Studious nuk ka dashur të komentojë këtë çështje dhe për momentin filmi do ta ketë premierën në sallat amerikane më 26 tetor. Source: Televizion

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta rokeri i famshëm amerikan

Bota e muzikës është në zi pas lajmit se bashkëthemeluesI dhe kitaristi i grupit të rokut “Jefferson Airplane”, Marty Balin u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e të ndjerit, por nuk u specifikua shkaku i vdekjes Balin, emri i vërtetë i së cilit është Jerel Buchwal, fitoi famë me grupin në vitet 1960 me hite si “White Rabbit”. Ai u largua nga grupi në vitin 1970, por më vonë u rikthye së bashku me disa nga anëtarët e saj nën emrin “Jefferson Starship”. Muzikanti u fut në ‘Rock and Roll Hall of Fame’ në vitin 1996. Source: Tendence

Lexo më shumë

Rikthehet sot në mbrëmje “Shiko kush Luan”

Luana Vjollca rikthehet sot në mbrëmje në ekran, në edicionin e dytë të programit “Shiko kush Luan”, kësaj here edhe si autore. Lojërat argëtuese, të ftuarit VIP, ngacmimet me humor do të rikthehen në këtë sezon të dytë të “Shiko kush Luan”, në ekranin e “Top Channel”. Gjithçka është në përgatitjet e fundit për një show, që Luana do ta ofrojë të shtunave mbrëma për gjithë sezonin. “Më keni kapur në emocionet e para. Në stresin e fillimit, nëse do shkojë gjithçka mirë. Dhe pa diskutim, në lumturinë e madhe që “Shiko kush Luan” po rikthehet në sezonin e dytë. Në fakt, jam shumë e lumtur sepse kërkesat kanë qenë shumë të mëdha nga publiku. Ne jemi bërë gati që ...

Lexo më shumë

Gabime qesharake në posterët e filmave të famshëm

Jo shumë njerëz i kushtojnë vëmendje posterëve të filmave dhe kjo është pikërisht aty ku mund të gjenden gjërat më të palogjikshme dhe të çuditshme. Në posterët e disa filmave mund të shihni se si qyteti që ka superheroin e vet, ka normën më të lartë të krimit. “Bright Side” shpreson se ky artikull do të përmirësojë përqendrimin tuaj. “The Dark Knight” Nëse ndonjëherë keni pyetur pse qyteti me superheroin e vet ka një shkallë të tillë të lartë të krimit dhe çdo ditë shfaqen krime të reja, ne kemi një përgjigje për ju. Shikoni me kujdes posterin “The Dark Knight”, Batman nuk është në gjendje të shohë të gjitha krimet, sepse ai në thelb është duke kërkuar në kornizën ...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo akuzohet për përdhunim!

Cristiano Ronaldo ka hedhur në gjyq revistën “Der Spiegel” për publikim e një lajmi, sipas tij jo të vërtetë, që lojtari ka përdhunuar një grua në vitin 2009. Në këtë revistë shkruhej se viktima e quajtur Kathryn Mayorga është përdhunuar brutalisht në një hotel në Las Vegas, 10 vite më parë. Avokati i saj Leslie Mark Stovall ka thënë se asokohe këtë gjë e zgjidhën jashtë sallave gjyqësore, ku e dhunuara u dëmshpërblye me 375 mijë dollarë për të mbajtur heshtjen. Ronaldo dhe përfaqësuesit e tij i kanë mohuar këto akuza por megjithatë këtë herë faktet janë kundra tyre. Source: Tendence

Lexo më shumë

“I’m Dying Up Here” anulohet pas sezonit të dytë

“Showtime” nuk do t’i japë dritën jeshile një sezoni të tretë komedisë së zeze “I’m Dying Up Here”, me producent ekzekutiv Jim Carrey. “I’m Dying Up Here” hasi në vështirësi të mëdha në rritjen e audiencës që në sezonin e parë, por Showtime ra dakord edhe për një të dytë, por që rezultoi sërish pa sukses. Seriali dramë-komedi e nisi sezonin e dytë me 168.000 shikues premierën dhe u ul në 162.000 për serinë finale. Pati disa seri premtuese, që arritën deri në 232 mijë shikues, por qe ishin shumë sporadike. I krijuar nga Dave Flebotte dhe me producent ekzekutiv Jim Carrey dhe Michael Aguilar, “I’m Dying Up Here” eksploronte skenat e komedisë në Los Angelos-in e viteve ’70. Source: ...

Lexo më shumë

Paul McCartney “harron” muzikën, debuton si shkrimtar

Rrokeri 76-vjeçar Paul McCartney ka zbuluar pasionin e tij të dytë pas “The Beatles”, që ka të bëjë me librat. Kitaristi sapo ka publikuar librin e tij të parë për fëmijë që ka shumë figura ilustrative, të cilat i ka punuar vetë ai. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Paul u shpreh se u frymëzua nga 8 nipërit dhe mbesat e tij të cilët e quajnë me humor “Grandude”. Ky libër, i cili pritej të publikohej në shtator të vitit të ardhshëm bën fjalë për një gjysh, i cili ka fuqi magjike dhe i dërgon 4 nipërit dhe mbesat e tij në aventura të ndryshme argëtuese. McCartney pret me padurim se si do të pritet ky libër nga publiku, ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin