Autorët: ArkivaDIGITALB

Zyrtare! Martin Lawrence dhe Will Smith në “Bad Boys 3”

Martin Lawrence konfirmoi rikthimin në “Bad Boys For Life”, filmi i tretë i sagës “Bad Boys”. “Sony” ka tentuar të gjejë mënyrën e duhur për të rikthyer ekskluzivitetin e “Bad Boys” për disa kohë dhe tani më në fund gjithçka është zyrtare. Një pjesë e vështirësisë ka qenë edhe agjenda e zënë e Will Smith, por pjesa e çuditshme ishte se më vonë doli se Lawrence nuk kishte nënshkruar ende për rikthimin e tij. shumë persona menduan se nuk do të kishte me një ribashkim për “Bad Boys 3”, por tani të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë. Martin Lawrence përdori rrjetin social “Instagram” për të konfirmuar rikthimin e tij zyrtar për “Bad Boys For Life” së bashku me Will ...

Lexo më shumë

E papritur! Këngëtarja e njohur heq dorë nga muzika

Katy Perry ka vendosur të bëjë një shkëputje nga muzika. Ylli i pop-it ka njoftuar se do të marrë një pushim për pak kohë, pas projekteve të shumta vitet e fundit. “Kam qenë për rreth 10 vjet që jam pjesë e këtij biznesi, kështu që kam vendosur ta lë për pak kohë. Nuk do e bëj menjëherë një disk tjetër. E kam ditur se çfarë doja të bëhesha që kur isha 9 vjeç dhe mendoj se kam bërë shumë gjëra. Më pëlqen të bëj muzikë dhe të shkruaj, por nuk ndihem më pjesë e lojës. Ndihem një artiste, nuk ndiej se duhet akoma të provoj diçka dhe kjo është çliruese”. Përveç të tjerave, ndoshta edhe impenjimet në “American Idol” e ...

Lexo më shumë

“Ajo”, premierë në Festivalin e Kajros

Filmi “Ajo” është përzgjedhur në konkurrencë zyrtare në seksionin “Cinema of Tomorow”, në festivalin e kategorisë A, “Cairo International Film Festival”. Filmi “Ajo”, me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça, flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar veten dhe nënën e saj. Në film luajnë Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj. “Ajo” gjithashtu është në garë për nominim në “Oscar”, pas përzgjedhjes si njëri ndër finalistët e “Manhattan Short Film Festival”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Ja sa fiton për një postim “mbreti i Instagramit”

Ronaldo nuk ka vetëm sukses në fushë, por edhe jashtë saj. Në fakt, ai tejkaloi Selene Gomez si personin më të ndjekur në “Instagram”. Ronaldo është tani personi më i ndjekur në “Instagram” me 144.3 milionë, vetëm disa mijëra ndjekës përpara Selena Gomez në vendin e dytë. Por ju mund të pyesni veten, sa fiton ylli i Juventus për një post? Sipas “Forbes”, Ronaldo  fiton rreth 650 mijë euro për post, i cili është më shumë se Neymar me 515 mijë euro dhe Messi 430 mijë euro. Mbetet të shihet se sa kohë do të jetë Ronaldo në vendin e parë, edhe pse është e qartë se ai nuk është i suksesshëm vetëm në fushë me Juventusin. Duke folur për ...

Lexo më shumë

Tirana International Film Festival, gati për edicionin e ri

Tirana International Film Festival është eventi më i rëndësishëm kinematografik që zhvillohet në Shqipëri jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e madh të aplikimeve, aftësinë selektive të filmave, programit të pasur, zbulimeve interesante dhe premierave të filmave më të rëndësishëm në tregun kinematografik sot në botë. Për këto arsye Tirana International Film Festival pas aplikimit u kualifikua si festival nga Academy of Art and Sciences USA me të drejtën që fituesi i Best Short Live Action/Animation të renditet në listën nga ku do të dalin fituesit e “Oscar” për këto kategori. Ky vlerësim e rendit TIFF midis 94 festivaleve më prestigjioze të planetit si: Cannes, Berlin, Venice, Locarno, Sundance, Tribeca, etj., duke i dhënë kështu ...

Lexo më shumë

Victoria Beckham, ikona e modës për vitin 2018

Është zyrtare, Victoria Beckham është femra më fashioniste. Ka shumë femra me stil në botë, por stilistja e famshme provon vit pas viti se është ikonë dhe përcjell shumë elegancë. Dhe është zbuluar se Victoria do të marrë çmimin Ikona e Modës 2018 në “E! People’s Choice Awards”. “E!” njoftoi se 44-vjeçarja do të nderohet me çmimin e madh gjatë shfaqjes live “People’s Choice Awards”, më 11 nëntor. “Ndihem kaq e nderuar që po marr çmimin e parë të ikonës së modës në E! People’s Choice Awards. Këtë vit festoj 10-vjetorin e markës sime dhe kjo është mënyra më e mirë për të shënuar këtë dekadë. Jam kaq mirënjohëse. Unë e dua atë që bëj dhe më pëlqen që më ...

Lexo më shumë

Drake thyen rekordin e “The Beatles”

Reperi kanadez arriti të thyejë rekordin e “Fab Four”, të vendosur në vitin 1964. Me 12 këngë, vetëm në një vit, në Top 10 të “Billboard Hot 100”, kaloi djemtë nga Liverpool-i, që mbeten në kuotën e 11 këngëve. Një tjetër rekord shtohet në listën e shumë arritjeve të Drake. Falë përfshirjes në këngën “Mia”, të Bad Bunny, këngëtari arriti në Top 10 të “Billboard Hot 100”, duke arritur kështu që vetëm gjatë vitit 2018 të ketë 12 këngë në pozicionet e para të klasifikimit amerikan. Për reperin kanadez kjo është një arritje që nuk ka precedentë në historinë e muzikës. Gjatë gjithë karrierës së tij, Drake ka fituar 105 çmime nga 474 nominime. Source: Tendence

Lexo më shumë

Tyler Perry do të nxjerrë në pension Madean

Gjyshja më e famshme e Hollywood-it pritet të dalë në pension. Tyler Perry deklaroi se Madea do të ketë edhe një film të fundit në vitin 2019. Personazhi femëror i Perry-t, që e nisi karrierën në vitin 2005 me “Diary of a Mad Black Woman”, ka interpretuar në shumë shfaqje teatrale, filma, si dhe seriale televizive. Perry pati shumë sukses me karakterin mëmësor, edhe pse vlerësimet për rolin nuk kanë qenë të mira nga kritika. Por, fansat i mbushnin plot teatrot për të parë aventurat e Madeas. Ndër vite, filmat e Perry-t mbi Madean kanë mbledhur mbi 500 milionë dollarë. “Vanity Fair” shkruan se Madea do të dalë edhe në një film të fundit, “A Madea Family Funeral”, që pritet ...

Lexo më shumë

Për Halloween vjen një lajm i mirë për “Scream 5”

David Arquette ngjall shpresa për realizimin e një kapitulli të pestë të sagës horror “Scream”, gjë që fansat e kanë pritur prej rreth 7 vjetësh. Gjatë një interviste për “Slasher Radio”, aktori deklaroi: “Do të më pëlqente shumë të realizojë “Scream 5”. Mendoj se Wes Craven (regjisori që u nda nga jeta në vitin 2015) mund të jetë ende pjesë e këtij projekti. Do të ishte thuajse një homazh për të. I adhuroj të gjithë aktorët që kanë marrë pjesë dhe ku i dihet?! Do të ishte argëtuese. Kemi humbur ca fansa rrugës, por besoj se mund të ketë një rilindje dhe në një farë pike do të ketë padyshim nostalgji”. Nuk është hera e parë që flitet për një ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin