Autorët: ArkivaDIGITALB

Filmat më të mirë për muajin dhjetor

Filmat janë atraksioni më i pëlqyer i të gjithë njerëzve. Kjo pasi jetojmë në një kohë mjaft dinamike, ku leximi i librit gjithmonë e më shumë po hup interesim. Dhe kështu shikimi i një filmi duket më në trend. Disa nga filmat më të mirë që do të shfaqen gjatë muajit dhjetor: 1.Ben is back 2.Dumplin 3.Mary Queen of Scots 4.The mule 5.Vox lux 6.Mary Poppins returns 7.Aquaman Source: Televizion

Lexo më shumë

Seriali më i kushtueshëm turk vjen në ekranin shqiptar

Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave, i cili pasqyron jetën dhe triumfin e Sulltan Mehmetit, i pari sulltan që pushtoi “zemrën e botës”, nis transmetimin premierë në Tv Klan në muajin Dhjetor. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, i cili konfirmon se “Mehmet Pushtuesi” do të nisë transmetimin premierë pas përfundimit të “Sulltanesha Kosem”. Mehmeti II, sulltani që ngjitet në fron në moshën 17-vjeçare. Strategu, luftëtari dhe i pari sulltan që pushtoi “zemrën e botës”, Kostandinopojën. Lufta për pushtet dhe territore, konfliktet dinamike brenda Perandorisë Osmane dhe intrigat e një pallati perandorak. Me një kast të shkëlqyer aktorësh, kryesuar nga aktori më i paguar, i famshmi Kenan Imirzalioglu, i cili ...

Lexo më shumë

Së shpejti dasmë për Massimiliano Allegri dhe Ambra Angiolini

Massimiliano Allegri dhe Ambra Angiolini do të martohen në qershor dhe sipas të përjavshmes “Gente”, mund të jetë edhe një bebe që pritet të vijë. Të fotografuar nëpër rrugët e Milanos, ku kanë marrë një shtëpi së bashku, tekniku bardhë e zi dhe artistja ecin dorë për dore. Ajo e veshur me një pallto që i fsheh format, ai që mban në dorë disa çanta. Zërat për një shtatzëni qarkullojnë prej kohësh dhe duket se të dy janë të lumtur. Ai është baba i Valentinës, 24 vjeç dhe Giorgio, 7, që i ka nga dy lidhjet e mëparshme. Ambra ka dy fëmijë Jolandën 14 vjeç, dhe Leonardo, 12, nga martesa me Francesco Renga. Source: Tendence

Lexo më shumë

Filmi që s’do ta shohim dot kurrë!

Filmi i zhanrit fantazi-shkencë ,”100 years” do ta ketë premierën më 18 nëntor 2115. Ky film është shkruar nga John Malkovich, i cili edhe do ta ketë rolin kryesor në këtë film. Të gjitha skenat në këtë film janë drejtuar nga Robert Rodriguez. Filmi “100 years” ka të bëjë me shishen Louis XII Cognac, e cila kërkon 100 vjet për të qenë e gatshme për konsumim. Gjërat e tjera në këtë film nuk janë zbuluar, pasi që pritet të jetë një risi për vitin 2115. Source: Televizion

Lexo më shumë

Donatella Versace flet për varësinë ndaj drogës

Donatella Versace, në një intervistë për “Vanity Fair”, ka folur hapur rreth problemeve të saj me drogën, të shkuarën dhe fëmijët. Drejtuesja e një prej shtëpive më të mëdha të modës ka pranuar se ka qenë një nënë e çuditshme për fëmijët e saj, duke e klasifikuar veten si një mama jo normale. Ajo kujton një rast kur mësuesja e djalit të saj, Danielit, e kishte telefonuar për t’i  thënë se djali kishte ardhur në klasë i përgjumur. Dhe kur është pyetur pse nuk kishte fjetur ai ishte përgjigjur “Se Elton John luajti piano gjithë natën në shtëpinë tonë”. “Ishte e vërtetë. Unë nuk e njoh normalitetin”-shprehet Donatella. “Nëse nuk do që ta jetosh jetën sillu normale, por nëse do ...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta regjisori i njohur

Regjisori Nicolas Roeg, ylli i filmave “Don’t look now” dhe “Performance”, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Në karrierën e tij prej gjashtë dekadave, ai tashmë ishte duke festuar për filmat origjinalë që ka bërë. Roeg gjithashtu drejtoi Mick Jagger në shfaqjen e dramës së krimit dhe David Bowie në filmin e shkencave “The Man Who Fell To Earth”. Djali i tij, Nicolas Roeg Jr, tha se babai i tij vdiq të premten mbrëma. “Ai ishte një baba i vërtetë, festoi ditëlindjen e 90-të në muajin gusht,”, thotë Jr. Për vdekjen e tij shprehën ngushëllime të gjithë kolegët, ata që punuan me regjisorin e famshëm. Source: Tendence

Lexo më shumë

“The Guardian”: “Phoenix” albumi i dytë i Ritës, perfekt!

Pas gjashtë vitesh Rita Ora është rikthyer me diçka të madhe. E famshmja kosovare, që tashmë ka bërë bujë në mbarë botën, ka lançuar albumin e saj më të ri, pasi s’kishte publikuar që nga viti 2012. 27-vjeçarja është bërë artisja britanike me dëgjueshmërinë më të lartë edhe në “Top 10 UK”. “Phoenix” është albumi që ka lansuar Rita, e ku mirë dallohet vokali i saj i fuqishëm. Prestigjiozja “The Guardian” ka shkruar një artikull dedikuar Ritës, duke e vlerësuar lartë suksesin dhe talentin e këngëtares kosovare. “”Keep Talking” me “Julia Michales” dhe “Girls”, ishin dy këngë euforike të Ritës, por Rita u rikthye edhe më fuqishëm me albumin “Phoenix”, këtu vërehet qartazi se Rita është e mrekullueshme”, thuhet ndër ...

Lexo më shumë

Emily Ratajkowski: Pse njerëzit fokusohen në atë që vesh unë

Emily Ratajkowski së fundmi u kritikua se veshi një bluze të bardhë pa reçipeta në një protestën në Washington muajin e kaluar. 27-vjeçarja shprehu zhgënjim që njerëzit fokusohen më shumë tek ajo çfarë kishte veshur sesa tek fakti që ishte në protestë për mbështetjen e një kauze. “Nuk prisja që dikush të fliste për veshjen time. Isha atje për një çështje politike. Pse njerëzit duhet të përqendroheshin në atë që unë kisha veshur?“, u shpreh ajo për revistën “Stellar”. Source: Tendence

Lexo më shumë

Zbulohet kush do të mungojë në “Deadpool 3”

Tashmë është zyrtare! T.J. Miller nuk do të interpretojë më rolin e Weasel neë filmin “Deadpool 3”. Megjithëse aktori komik ishte një prezencë e shquar në dy filmat e parë, e ardhmja e tij me ekskluzivitetin është në dyshim. Në vitin 2017, Miller u akuzua për ngacmim seksual nga një grua dhe u arrestua në fillim të këtij viti pas një kërcënimi të rremë me bombë në një tren. Duket se këto çështje personale të aktorit të jenë edhe arsyet që ai të mos jetë më pjesë në këtë sagë. Source: Televizion

Lexo më shumë

Tom Cruise akuzohet se merr pjesë në abuzimet që bën Scientology

Tom Cruise dhe lidhja e tij me Scientology janë përsëri në qendër të akuzave të bërë nga aktorja Leah Remini, e cila është larguar prej kohësh nga kjo organizatë fetare. “Është vërtet i vetëdijshëm për abuzimet që ndodhin në Scientology. Ka marrë pjesë në mënyrë aktive. Tom Cruise ka ndëshkuar personalisht një anëtar i nivelit të lartë. Ai konsiderohet hyjnor mes anëtarëve të Scientology dhe ata besojnë se po shpëton botën i vetëm. Është vetëm më inferior ndaj liderit David Miscavige, shpëtuesi i botës së lirë. Ai thërritet ‘Zotëria Cruise” nga anëtarët e stafit”, deklaroi Remini. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin