Autorët: ArkivaDIGITALB

“BBC” do të lançojë një asistent vokal

Pas Siri, Cortana e Alexa tregu i asistentëve vokalë digjitalë me sa duket ka ende hapësirë për “zë” tjetër. “BBC”-ja ka në plan për të lançuar asistentin e vet vokal brenda vitit 2020. “Beeb” do të jetë një asistent tërësisht software, rrjeti televiziv nuk ka ndër mend të rilançojë hardware të dedikuar. Aplikacioni mund të shkarkohet përmes “store”-ve të dedikuar të pranishëm në Smart TV (si iPlayer) dhe do të vihet në dispozicion të prodhuesve me synim për t’i mundësuar integrim të mundshëm të sistemit. “Me asistentin vokal, “BBC”-ja do të ketë mundësinë të eksperimentojë programe të reja, funksione dhe eksperienca pa limit të vendosura nga softuerët e jashtëm. Gjithashtu, do t’i mundësojë rrjetit të jetë më shumë ambicioz në ...

Lexo më shumë

“Rambo 5” do të klasifikohet “Rated-R”

Pas publikimit të trailerit të ri të “Rambo 5” vjen konfirmimi se filmi i sagës aksion me protagonist Sylvester Stallone do të jetë i ndaluar për minorenët. Arsyeja e këtij klasifikimi, sipas “Exhibitor Relations Co.”, vjen prej faktit se filmi do të ketë skena të forta dhune, imazhe të tmerrshme, përdorim droge, gjuhë të papërshtatshme. “Rambo: Last Blood”, me regji të Adrian Grunberg e skenar të Matthew Cirulnick e Sylvester Stallone, ka në kastin e aktorëve edhe Paz Vega, Sergio Peris-Mencheta, Adrianna Barraza, Yvette Monreal, Genie Kim aka Yenah Han, Joaquin Cosio e Oscar Jaenada. Source: Televizion

Lexo më shumë

Futbollisti Neymar…aktori më i ri i “La Casa de Papel”

Seriali i famshëm “La Casa de Papel” do të ketë një aktor të ri për sezonin e katërt. Ai është futbollisti brazilian, Neymar Jr. “Unë arrita të realizoj ëndrrën time dhe të jem pjesë e serialit tim të preferuar. Dhe tani unë mund të ndaj lajmin me ju të gjithë!”-shkroi futbollisti në “Instagram”. View this post on Instagram Eu pude realizar meu sonho e fazer parte da minha série favorita. E agora eu posso compartilhar o João com todos vocês ! Gracias @lacasadepapel! #LCDP3 #nuevofichaje #lacasadepapel A post shared by 3n310ta neymarjr (@neymarjr) on Aug 27, 2019 at 9:15am PDT Seriali spanjoll theu rekordet e audiencës me sezonin e tretë, me më shumë se 34 milionë shikues në të gjithë ...

Lexo më shumë

“The Irishman”, filmi më i gjatë i Martin Scorceses

“The Irishman” është rikthimi i Martin Scorsese në një film gangster, së bashku me Robert De Niro, Joe Pesci dhe Al Pacino. Ky do të jetë edhe filmi më i gjatë i Martin Scorceses, i cili do të zgjasë 3.5 orë. Bazuar në librin “I Heard You Paint Houses” i Charles Brandt, “The Irishman” tregon historinë e Frank “The Irishman” Sheeren (De Niro), që në mes të viteve ’50 bëhet drejtues i bashkimit më të madh të sindikatave amerikane, “International Brotherhood of Teamsters”. Por, njëkohësisht, Sheeren kishte lidhje dhe me një familje mafioze. Source: Televizion

Lexo më shumë

Pique dhe Vidal të suksesshëm edhe në poker

Futbollistët e Barcelonës, Gerard Pique dhe Arturo Vidal patën sukses në një turne pokeri. Ata morën pjesë në evenimentin “High Roller Single-Day” në Kazino të Barcelonës dhe morën fitime të konsiderueshme për në shtëpi. Pique përfundoi i dyti në renditje dhe fitoi plot 352.950 euro, ndërsa Vidal fitoi 134.460 euro, shkruan Marca. Në total, të dy futbollistët kishin një fitore prej 487.410 eurosh. Source: Tendence

Lexo më shumë

“El Camino”, filmi i “Breaking Bad” është xhiruar dy vjet më parë

Aaron Paul zbuloi së “El Camino”, filmi i “Breaking Bad”, është xhiruar në sekret dy vjet më parë dhe asnjë nuk e ka ditur. Traileri i “El Camino” ishte një surprizë e madhe për të gjithë, sepse filmi ishte ende një mister, pavarësisht zërave që qarkullonin. Tani, jo vetëm që ekziston, por është mësuar edhe që do të transmetohet në “Netflix” pas dy muajve. Gjatë një interviste për “New York Times”, Paul shpjegoi se përse vendosi të rikthehet në rolin e Jesse Pinkman: “Është një kapitull i “Breaking Bad” që nuk e kisha kuptuar që e doja. Dhe tani që e bëra, jam shumë i lumtur që ekziston”. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Jungle Cruise” i ambientuar në të njëjtin univers të “Piratët e Karaibeve”

Pas prezantimit zyrtar të “Jungle Cruise” në “D23 Expo”, dy protagonistët Emily Blunt e Dwayne Johnson u pyetën për filmin e ri “Disney”. Aktorët u pyetën nëse “Jungle Cruise” ishte ambientuar në të njëjtin univers si të “Pirates of Caribbean” dhe The Rock u shpreh: “Sa pyetje interesante”. Ndërsa Blunt e habitur shtoi: “Sikur të ishim në të njëjtin film me Johnny Depp”? “Po, si një univers i ndarë dhe i lidhur”, -shpjegoi The Rock. “Do të ishte një univers i bukur i ndarë, “Jungle Cruise” dhe “Piratët e Karaibeve””. Source: Televizion

Lexo më shumë

“F&F 9”, Vin Diesel ngre dyshime për rikthimin e rolit të Paul Walker

Cody Walker do të rikthehet në “Fast & Furious 9” për të zëvendësuar të vëllanë e Paul Walker, në rolin e Brian O’Conner? Ky detaj po tërbon fansat, pasi Vin Diesel postoi në “Instagram” një foto me vëllanë e aktorit të ndjerë. Cody dhe vëllai tjetër Caleb u angazhuan në “Fast & Furious 7” pas vdekjes tragjike të Paul Walker, në një aksident rrugor, në vitin 2013 në moshën 40-vjeçare. “Ndodh diçka speciale sa herë që Cody asiston në produksionin e filmit… Duke e bërë gjithnjë krenar Pablon! Vetëm dashuri, përgjithnjë”, -shkroi Diesel krah fotos.   View this post on Instagram   There is something special that happens every time Cody comes to visit production…. Always making Pablo proud! All ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin