Autorët: ArkivaDIGITALB

“Green book” i preferuari i producentëve, favorit për “Oscar”

Titulli që merr çmimin “Filmi më i mirë” në “Producers Guild of America Awards” zakonisht fiton dhe “Oscar”-in. Këtë vit nderi i takoi “Green Book”, i Peter Farrelly, që pritet të dalë në kinema në fund të janarit. Por, ka dhe përjashtime, si në rastin e “La La Land”, që më pas fitoi “Moonlight”. Filmi tregon historinë e miqësisë së vërtetë mes një shoferi, ish-truprojë në një lokal, italo-amerikani Tony Vallelonga, dhe një artisti të talentuar afro-amerikan, Doc Shirley, në SHBA-në raciste të viteve ’60. Tony Vallelonga interpretohet nga Viggo Mortensen, Doc Shirley nga Mahershala Ali, ndërsa “Green Book” është “The Negro Motorist Green Book”, guida që për rreth 30 vjet orientonte personat me ngjyrë për hotelet dhe restorantet ku ...

Lexo më shumë

Netflix, Amazon, Disney e Apple, dominuesit e TV

“E ardhmja e televizionit pritet të dominohet nga katër mega kompani globale”. Kështu deklaroi Steve Cahall i “RBC Capital”, në panelin e analistëve të “Wall Street”, në konferencën “NATPE”. Sipas Cahall, në pak vite, televizioni do të rrotullohet rreth “Netflix”, “Amazon”, “Disney” e “Apple”. “Nëse nuk punon për një nga këto kompani, hapi pasues do të jetë të zbulohet se si të përshtatesh në një botë ku ato bëhen gjithnjë e më dominuese”. Sipas tij, rritja e katër kompanive të mëdha ka të ngjarë që të ndikojë që kompanitë e tjera të bashkohen me njëra-tjetrën ose të dalin jashtë biznesit. Për Michael Nathanson, i “MoffettNathanson”, vala e shkrirjeve dhe blerjeve brenda sektorit është e destinuar të ndalë në muajt e ...

Lexo më shumë

Tupac është gjallë dhe po realizon muzikë të re?

Tupac Shakur qenka gjallë dhe po bën muzikë të re. “Bomba” u lëshua nga Suge J Knight, djali i Suge Knight, një prej diskografëve më të njohur të botës së repit dhe themeluesi i “Death Row Records”. Suge J Knight shkroi në “Instagram”: “Shoqërova Pac në studio. Muzikë e re në horizont”. Më pas në një tjetër postim shkroi: “Në kërkim të një producenti për të punuar për një projekt me Pac”. “Daily Mail” shkruan se Suge J Knight dëshiron të rilançojë studion e themeluar nga i ati me muzikën e Tupac Shakur. Edhe në tetor kishte shkruar në rrjetet sociale se reperi, i njohur edhe si 2Pac, nuk ka vdekur i vrarë në Las Vegas në vitin 1996, por ...

Lexo më shumë

“Stranger Things” e “The Walking Dead”, serialet më in-demand në botë

“The Walking Dead” dhe “Stranger Things” u vlerësuan me çmime në “Global TV Demand Award”, si serialet më të kërkuar të vitit 2018. Sipas “Parrot Analytics”, “The Walking Dead” u vlerësua si seriali televiziv më “in-demand”, ndërsa “Stranger Things” seriali origjinal digjital më “in-demand”. “Stranger Things” u bë menjëherë një fenomen për “Netflix”, kur u lançua për herë të parë në platformën “streaming”, në vitin 2016. Tashmë seriali fantashkencë ka arritur në sezonin 3, që pritet të transmetohet në verën e këtij viti. Ndërsa “The Walking Dead” nuk di të ndalet, duke arritur sukses edhe pas sezonit 9. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Game of Thrones 8” më i gjatë se kurrë, episodet si filma

Sezoni 8 i “Game of Thrones” do të nisë transmetimin në prill dhe do të tërheqë vëmendjen edhe për një detaj interesant, episodet do të jenë më të gjatët e gjithë të tjerëve deri tani. Lajmi është konfirmuar edhe nga aktori Peter Dinklage, i cili publikoi një foto në profilin e tij në “Instagram”, ku tregohet edhe kohëzgjatja e episodeve të rinj. Dy të parët do të jetë nga rreth 60 minuta, ndërsa katër të tjerët nga 80, që janë sa një film. Ishte thënë edhe më parë se sezoni i fundit i “GOT” do të ishte më i veçanti në shumë drejtime. Kohë më parë, edhe shefi i “HBO”-së, Richard Plepler deklaroi se episodet finale do të jenë një ...

Lexo më shumë

Ava Max, “Sweet But Psycho”, një hit i vërtetë pop

“Rita Ora, Dua Lipa dhe tani Ava Max. Bota e popit do të shpëtohet nga vajzat me origjinë shqiptare”? Kështu shkruan një gazetë italiane për këngëtaren e sapolançuar dhe që po ngjit majat e klasifikimeve. Sipas medies, “Sweet But Psycho” është frymëzuar nga këngët e para të Lady Gaga-s dhe formula ka funksionuar, pasi ajo është bërë një ndër këngët më të shkarkuara në nivel global. Në kuadër të promovimit të këngës, Ava Max ishte e ftuar në programin “Late, Late Show” të James Corden, ku këndoi “live”. Source: Tendence

Lexo më shumë

FOTO/Befason Naomi Campbell, tregon gjoksin

Modelja e famshme ka promovuar koleksionin e ri pranveror të markës “Valentino”. Naomi Campbell ka pozuar me një fustan të gjatë të zi, i cili është krejtësisht transparent në pjesën e sipërme. Modelja ka bërë kështu që gjoksi i saj të zbulohet krejtësisht për fansat, ndërsa ka treguar edhe se vazhdon të jetë në formë të mirë trupore. Source: Tendence

Lexo më shumë

VIDEO/Horror në skenë, këngëtarja humb jetën ndërsa performonte

Një këngëtare e famshme në Rusi ra përtokë në skenë pasi pësoi sulm në zemër ndërsa këndonte. Faniya Khaliullova u filmua duke performuar në një koncert në Rusi, kur papritur u ndje keq. Audienca u mbërthye nga paniku, ndërkohë që këngëtarja 53-vjeçare ruse nisi të ndihej keq. Ajo u nis me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Sipas “Mirror”, mjekët thanë se zemra e saj pushoi ndërkohë që këndonte, gjatë spektaklit që mbahej në Dimitrovgrad, qyteti i dytë më i madh në rajonin rus të Ulyamvsk.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Akuza për dhunim, aktori i famshëm shpallet fajtor

Alec Baldwin është shpallur fajtor për sulmin ndaj një qytetari për një vend parkimi në New York. Aktori u paraqit në gjykatë për goditjen e një burri më 2 nëntor pas një mosmarrëveshjeje mbi vendin e parkimit përpara apartamentit të tij në Manhattan. 60-vjeçari pranoi që të merrte mësime për menaxhimin e zemërimit dhe të paguajë një gjobë prej 120 dollarësh. Ai u përball me akuzën për sulm, megjithëse avokati i tij tha se kishte video që provonte se aktori nuk e goditi shoferin tjetër, që u identifikua si 49-vjeçari Wojciech Cieszkowski. Akuza për të cilën aktori u deklarua fajtor nuk është teknikisht një krim sipas ligjit të New York-ut. Source: Tendence

Lexo më shumë

Vin Diesel nuk e harron Paul Walker…ja mesazhi prekës

Saga “The Fast and Furious” mund të ketë vazhduar pa Paul Walker, pas aksidenti tragjik. Por, kolegu, miku dhe “vëllai” i tij Vin Diesel ndiqet nga kujtimet. Aktori i famshëm postoi një foto bashkë me Walker në rrjetet sociale ku shkruan: “Mirënjohës për kujtimet e paçmueshme…Gjithmonë”. Paul Walker, i cili ka interpretuar rolin e Brian O’Conner në sagën “Fast and  Furious”, humbi jetën më 30 nëntor të vitit 2013 në një aksident automobilistik në Kaliforni në moshën 40-vjeçare. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin