Autorët: ArkivaDIGITALB

Shtyhet me një muaj fikja e sinjalit analog

Autoriteti i Medieve Audiovizive vendosi që të shtyjë me 30 ditë fikjen e sinjalit analog për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën, nga data 1 shtator siç ishte përcaktuar. Kryetari i AMA-s, Gentian Sala deklaroi në një deklaratë përpara medieve se mbyllja e sinjalit analog për këto qytete do të bëhet në datën 1 tetor. Sipas Salës, vendimi u mor pas një sondazhi të bërë, ku rezultoi se shumica e shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Oldman, Streep e Banderas zbarkojnë në Venecia me “Panama Papers”

“Panama Papers” i Steven Soderbergh do ta ketë premierën në Festivalin e Filmit në Venecia më 1 shtator, më pas do të zbarkojë në “Netflix” më 29 nëntor. I bazuar në librin “Secrecy World”, i gazetarit Jake Bernstein, që ka fituar çmimin “Pulitzer”, filmi tregon historinë e skandalit të “Panama Papers”, mbi 11 milionë dokumente konfidenciale të studios ligjore “Panama Mossack Fonseca” që mbanin informacione të detajuara mbi 214.000 shoqëri offshore që merreshin me aktivitet riciklimi, që u publikuan fillimisht në “Süddeutsche Zeitung” në vitin 2015, më pas në Këshillin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë. “Panama Papers” ka një kast aktorësh që s’kanë nevojë për prezantim; Meryl Streep, Antonio Banderas, Gary Oldman, Sharon Stone, Alex Pettyfer, James Cromwell, Jeffrey Wright, David ...

Lexo më shumë

“I have a dream”, fjalimi që bëri histori

Më 28 gusht 1963, në fund të një marshimi proteste në Washington D.C., Martin Luther King, lideri i famshëm i lëvizjes për të drejtat e afro-amerikanëve dhe të luftës ndaj segregacionit, simboli universal i luftës kundër racizmit dhe padrejtësive, mbajti fjalimin që hyri në histori. Prej asaj dite, mbushen plot 56 vjet. “Jam i lumtur që ju bashkohem në këtë demonstratë që do të hyjë në histori si më e madhja për lirinë. 100 vjet më parë një amerikan i madh firmosi “Proklamimin e Emancipimit”. Ky dekret fundamental erdhi si një dritë e madhe shprese për miliona skllevër zezakë që ishin djegur në zjarrin e padrejtësisë së hidhur. Erdhi si një agim i ndritur për t’i dhënë fund natës së ...

Lexo më shumë

Madonna shtyn turneun “Madame X”

Madonna u detyrua të shtyjë startimin e turneut “Madame X”, për shkak të problemeve me produksionin. “New York Post” shkruan se dy koncertet e para në “BAM Howard Gilman Opera House”, në Brooklyn, më 12 e 14 shtator u spostuan për më 10 e 12 tetor. Ndërsa data e 15 shtatorit është anuluar. “Madame X” është një perfeksioniste”, -tha Madonna në një komunikatë. “Dëshiron të ofrojë eksperiencën muzikore më unike e magjike. Nënvlerësoi kohën që duhej për të organizuar këtë eksperiencë intime teatrale dhe dëshiron që të jetë perfekte. Faleminderit për mirëkuptimin”. Source: Tendence

Lexo më shumë

“The New Pope” gati për Venecia, del traileri zyrtar

Doli traileri zyrtar i “The New Pope”, seriali i SKY-HBO-CANAL+, me regji të Paolo Sorrentino, që pritet të prezantohet më 1 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia, si event special jashtë konkursit. Ky është seriali i dytë i Sorrentinos që ambientohet në Vatikan dhe përbëhet nga 9 episode. Kasti i aktorëve është i jashtëzakonshëm, duke filluar me dy protagonistët kryesorë Jude Law e John Malkovich, duke vijuar me Silvio Orlando, Javier Cámara, Cécile de France, Ludivine Sagnier, Maurizio Lombardi, të pranishëm edhe në “The Young Pope”. “New entry” janë Henry Goodman, Ulrich Thomsen, Mark Ivanir, Yuliya Snigir e Massimo Ghini. Ndërsa “guest star” janë Sharon Stone e Marilyn Manson.   Source: Televizion

Lexo më shumë

“Fast and Furious 9”, John Cena hyn fuqishëm në sagë

“Fast&Furious” është një ndër sagat aksion më popullore në botë. E pasur me akrobaci të pamundura, aventura të jashtëzakonshme dhe një humor i përshtatshëm për të gjitha kategoritë e shikuesve. Kapitulli 8 sfidoi pritshmëritë duke u bërë një sukses i madh. Tani që doli në kinema i pari spin-off i sagës, “Hobbs and Shaw”, nisën të dalin të dhëna për filmin e radhës tw origjinalit, “Fast&Furious 9”. Në një postim në “Instagram”, Vin Diesel sugjeroi një moment tepër të rëndësishëm mes tij dhe John Cena në “F&F9”.   View this post on Instagram   Fast 9 Week 10! Blessed, grateful and inspired… #Fast92020 #Fatherhood A post shared by Vin Diesel (@vindiesel) on Aug 28, 2019 at 6:27am PDT Source: Televizion

Lexo më shumë

Venecia 76, lumë yjesh në tapetin e kuq

E para ishte ajo, Alessandra Mastronardi, aktorja italiane që është edhe kumbara e edicionit të 76-të të Festivalit të Filmit në Venecia, e cila inauguroi parakalimin në tapetin e kuq. Pas saj vërshoi lumi i emrave të njohur dhe legjendave të ekranit, mes tyre edhe Juliette Binoche e Catherine Deneuve. Source: Tendence

Lexo më shumë

Ed Sheran u thotë stop shfaqjeve “live”

Më 26 gusht u mbyll turneu triumfues “Divide Tour” i Ed Sheeran. Koncertet nisën në Itali, më saktë në Torino, më 16 mars 2017, dhe vijuan pa pushim për rreth dy vjet e gjysmë, për një total prej 280 datash në të gjithë botën. Me rastin e performancës finale në Ipswich, Sheeran njoftoi se do të bëjë pak pushime nga aktivitetet “live”. “Siç e dini, për më shumë se dy vjet kam qenë i angazhuar me “Divide Tour” dhe sot është dita e fundit. Është diçka e bukur dhe e hidhur njëkohësisht. E adhuroj faktin që jeni këtu dhe që po përfundojmë këtë aventurë së bashku në Ipswich. Besoj se ku do të jetë koncerti im i fundit për të ...

Lexo më shumë

“Avengers: Endgame”, gjendet një gabim në betejën finale

Një fan gjeti një gabim në betejën finale të “Avengers: Endgame”, që ka të bëjë me Doctor Strange. Pas daljes në Blu-ray e DVD në SHBA, fansat po e shikojnë filmin me detaje dhe nuk po u shpëton gjë, as ato më të voglat. Njëri prej tyre, me një shikim shumë të mirë, vërejti një gabim të rëndë në betejën finale të “Endgame”, një veçori që askush s’e kishte vënë re. Ndërsa të gjithë po mundohen të përballen me Thanos (Josh Brolin) dhe shpurën e tij të alienëve, Doctor Strange (Benedict Cumberbatch) shihet pa gurin e tij të fatit, një fakt i pashpjegueshëm. Por, që më pas shfaqet sërish në disa skena të tjera duke mbajtur një varëse tjetër. Source: ...

Lexo më shumë

Viola Davis si Michelle Obama

“First Ladies” është seriali i ardhshëm televiziv që flet për bashkëshortet e presidentëve në historinë e Shteteve të Bashkuara. Aktorja Viola Davis do të interpretojë Michelle Obama-n. Përveç bashkëshortes së Barack Obama-s, në qendër të sezonit të parë të serialit të shkruar nga Aaron Cooley, për të cilin vetë Davis do të jetë producente ekzekutive, do të jenë edhe Eleanor Roosvelt dhe Betty Ford. Seriali parashikohet se do të nxjerrë në pah aspektin publik dhe privat, duke treguar veç të tjerash edhe rolin e atij që njihet si Wast Wing, krahu i rezidencës presidenciale, ku i kanë zyrat bashkëshortet e presidentëve, në procesin e vendimmarrjes në politikën amerikanë.   Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin