Autorët: ArkivaDIGITALB

Adele fiton miliona, i ati punon për 60 euro në ditë

Mes Adele dhe babait të saj biologjik, ish i alkoolizuar, 55-vjeçarit Mark Evans nuk kishte marrëdhënie të mira. ‘The Sun’ ka zbuluar së fundmi se babai i këngëtares së famshme nuk ia del shumë mirë në jetë. Duket në fakt se ai punon si shofer në një shoqëri transporti për një pagë 60-70 euro në ditë. Një diferencë shumë e madhe me të bijën, e cila fiton thuajse 170 milionë në vit dhe është ylli nën 30 vjeç më e pasur në Mbretërinë e Bashkuar. Për të rivendosur marrëdhëniet me prindin, duket se ylli i popit as që e ka ndër mend. Source: Tendence

Lexo më shumë

DigitAlb hap dyert për fëmijët

Dëshironi të vizitoni DigitAlb nga afër? Bëhuni një grup prej të paktën 10 shokësh dhe shoqesh dhe shkoni të shihni ç’bëhet brenda shtëpisë së platformës televizive më të dashur të shqiptarëve kudo janë. Shikoni nga afër teknologjinë, takoni personazhet që i shihni nga ekrani, si edhe të tjera surpriza! DigitAlb – Field Trips, për fëmijët nga 6-14 vjeç.  Aplikoni tani në www.digitalb.al DigitAlb – Field Trips Dëshironi të vizitoni DigitAlb nga afër? Bëhuni një grup prej të paktën 10 shokësh dhe shoqesh dhe ejani të shihni ç'bëhet brenda shtëpisë së platformës televizive më të dashur të shqiptarëve kudo janë. Shikoni nga afër teknologjinë, takoni personazhet që i shihni nga ekrani, si edhe të tjera surpriza! DigitAlb – Field Trips, për ...

Lexo më shumë

Janet Jackson u bë pjesë e “Rock and Roll Hall Of Fame”

Janet Jackson u bë pjesë e “Rock and Roll Hall Of Fame”, nën situatën e polemikave për të vëllanë Michael Jackson dhe dokumentarin e “HBO”-së “Leaving Neverland” . Këngëtarja Janelle Monae prezantoi kolegen në skenën e “Barclays Center”, në New York, ku pas një përqafimi të fortë i dha dhe trofeun. Këngëtarja 52-vjeçare mbajti një fjali, por nuk e përmendi skandalin që ka përfshirë të vëllanë dhe madje theu dhe traditën për këndimin e fituesve, duke mos performuar për “HBO”-në, televizioni që transmeton ceremoninë. Source: Tendence

Lexo më shumë

Yjet e “Riverdale” dhe “90210”, event për Luke Perry-n

Aktorët e serialeve “Riverdale” dhe “Beverly Hills 90210” do të nderojnë me një event aktorin e ndjerë Luke Perry, një muaj pasi ndërroi jetë nga një hemorragji cerebrale, në moshën 52-vjeçare. Më 13 prill, familjarë, miq e kolegë do të mblidhen për të celebruar jetën e një njeriu të jashtëzakonshëm, siç e kanë cilësuar të shumtë. Ftesat kishin foton e Luke, kur ishte i ri, në kulmin e karrierës së tij, në vitet ’90. Eventi është organizuar nga kolegët e tij aktorë të serialeve më të famshme në të cilat ka qenë pjesë, “Beverly Hills 90210”, me të cilën dhe u bë i njohur, dhe nga seriali thriller i “Netflix”, “Riverdale”. Source: Tendence

Lexo më shumë

James Bond ndryshon sjellje, ja si do të jetë Agjenti i ri 007

Pasi la cigaren në vitin 2015, James Bond i thotë lamtumirë edhe makinave me motor të fortë. Harrojeni zhurmën e cilindrave të “Aston Martin DB5” përdorur në “Goldfinger”, në ndjekje të “Ford Mustang” të Tilly Masterson. Në “Bond 25“, filmi i ri i Cary Fukunaga, James Bond do të drejtojë një makinë elektrike, “Aston Martin Rapide E”. Ndryshimi “green” u kërkua nga regjisori dhe u aprovua nga protagonisti Daniel Craig dhe producentja Barbara Broccoli. Sipas “The Sun”, të gjitha palët ranë dakord që Agjenti i ri 007 të drejtojë një makinë me emetim zero të gazeve. Por, vendimi “green” u kritikua, duke u cilësuar se bie ndesh me imazhin ikonë të personazhit Bond që ka pasur gjithë këto vite; makina ...

Lexo më shumë

Në pritje të “GOT 8”, “HBO”-ja ka fshehur frone në botë

Në prag të nisjes së sezonit final të “Game of Thrones”, “HBO”-ja lançoi sfidën “#forthethrone”, duke fshehur disa frone të hekurt të “GOT” në disa vende të botës. Konkursi u prezantua me një postim në “Facebook” nga disa pjesëtarë të kastit të serialit. Arya, Bran e të tjerët ftojnë fansat të bëhen pjesë e aventurës. “HBO”-ja ka nxjerrë dhe të dhënat, për të gjetur 6 fronet.   Begin Your Quest #ForTheThrone (HBO) 6 Thrones. 6 Locations. Who will be the first to find them?Begin your Quest #ForTheThrone: forthethrone.com/quest Geplaatst door Game of Thrones op Maandag 18 maart 2019   Source: Televizion

Lexo më shumë

“Ringjallen” të vdekurit e “Gomorra” për “GomorraChallenge”

Në “Sky Atlantic” sapo ka nisur sezoni i katërt i “Gomorra“ dhe aktori Salvatore Esposito, një ndër personazhet kryesorë, lançoi në “Instagram” sfidën “#GomorraChallenge”. “Për të gjithë fansat hapim sfidën “#GomorraChallenge”, për të dërguar videot tuaja me temë serialin. Bëhuni pjesë dhe thoni frazën tuaj të preferuar të “Gomorra”-s”. Disa personazhe të njohur italianë të ekranit Fiorello, Alessandra Amoroso, Andrea Pirlo, dërguan videon e tyre argëtuese, të cilat u publikuan në kanalin “Instagram Tv” të Salvatore Esposito. Në video spikat prania e disa personazheve që kanë humbur jetën në serial, të cilët “u ringjallën” me këtë rast. Bie në sy Scianel, interpretuar nga Annalisa Magliocca, që i dërgon një paralajmërim Genny-t: “Ajo është gjarpër, mos i beso”. I referohet Patrizia-s, ...

Lexo më shumë

“Oscar” sposton “Grammy”, ndryshojnë rregullat

Ndryshim rregullash nga amerikania “Recording Academy”. Për të prezantuar një material të vlefshëm për kandidatura në “Grammy Awards 2020” do të ketë më pak kohë, për mos të penguar ceremoninë “Oscar”. Në “Grammy” mund të kandidohen vetëm këngë dhe albume të dala para 31 gushtit 2019 dhe jo më deri në shtator, siç ka ndodhur zakonisht. Ceremonia e vitit të ardhshëm të “Grammy” do të përshpejtohet me 3 javë, për mos të rënë në të njëjtën ditë me atë “Oscar”. Kjo është hera e dytë në 44 vjet që ndryshohet data. Ndodhi dhe në vitin 2009, për mos të rënë në të njëjtën kohë me Olimpiadën Dimërore në Vankuver. Source: Televizion

Lexo më shumë

Nga komedia në horror, Pierce Brosnan në “False Positive”

Pierce Brosnan dhe Justin Theroux do t’i bashkohen Ilana Glazer në filmin horror të “A24”, “False Positive”, së bashku me Zainab Jah, Gretchen Mol, Sophia Bush e Josh Hamilton. Detajet e filmit ende nuk janë zbuluar, por xhirimet kanë nisur. Pas suksesit në serialin e “HBO”-së, tepër i vlerësuar nga kritika, “The Leftlovers”, Justin Theroux interpretoi në “Bumblebee” si dhe në serialin e “Netflix” “Maniac”, ndërsa ish-ylli i “James Bond”, Pierce Brosnan, bëhet pjesë e horrorit, pas komedisë “Mamma Mia” dhe serialit të “AMC”-së, “The Son”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Lady Gaga një tjetër këngë me Bradley Cooper për “LG6”

Suksesi i “Shallow” i dha Lady Gaga-s një “Oscar”, për këngën e filmit “A star is born”, falë dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Bradley Cooper. Tani, në media po përflitet që këngëtarja dhe aktori kanë regjistruar një tjetër këngë së bashku, e cila do të jetë pjesë e albumit “LG6”. Kënga thuhet se do të ketë synim bamirës, dedikuar të gjithë të rinjve që vuajnë nga sëmundje mendore dhe që nuk kanë kurajë të flasin me të rriturit. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin