Autorët: ArkivaDIGITALB

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS.

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. Duke marë shkas nga situata lidhur me distribucionin e kanaleve DigitAlb, Supersport, Top Channel, TV Klan etj në Republikën e Kosovës, DigitAlb përmes këtij komunikimi nisur nga spekullimet e ditëve të fundit te disa kompanive lokale ne Republiken e Kosoves, sqarojme se: DigitAlb është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejtë të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, në mënyrë që i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje tek familja jone e madhe qe flet SHQIP. Digitalb po punon në këtë drejtim dhe tëgjithë operatorët e interesuar nga Kosova janë të ftuar të lidhin marrëveshje me ne ne menyre qe ti japin sinjal televiziv ...

Lexo më shumë

Njoftim!

DigitAlb, njofton të gjithë abonentët e platformës Tokësore në qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, se në datat 22 e 23 Shkurt do të ketë disa ndryshime në parametrat e transmetimit të rrjetit tokësor. Për këtë arsye në rast problemesh me marrjen e sinjalit, rekomandojmë të bëni ‘Rikthim në Gjendjen Fillestare’ të Dekoderit. Kontaktoni në numrat e kujdesit ndaj klientit 

Lexo më shumë

Brad Pitt: “Ad Astra”, filmi më sfidues

Në edicionin e 76 të Festivalit të Filmit në Venecia, ishte dita e yjeve hollivudiane. Protagonistë ishin Brad Pitt dhe Scarlett Johansson, të pritur nga fansa që i prisnin prej orësh, pavarësisht të nxehtit. Plot buzëqeshje dhe dukshëm i kënaqur, Brad Pitt, astronaut protagonist i ‘Ad Astra’ të James Gray pranoi se kjo ka qenë ndoshta puna më e vështirë e jetës së tij, një film delikat, një sfidë e vërtetë. Bëhet fjalë për historinë e një astronauti mes një babai dhe një djali që përpiqen të ruajnë ekuilibrin e duhur në mënyrë delikate. Source: Televizion

Lexo më shumë

Dua Lipa proteston kundër Brexit

Dua Lipa është nga këngëtaret mjaft të dashura shqiptare që ka bërë karrierën e saj në SHBA. Ajo, nuk është e njohur vetëm si një artiste e suksesshme, por edhe për opinionet e saj lidhur me politikën. Gjatë një interviste për “CNN” një vit më parë, ajo foli rreth Brexit. Dua u shpreh se fakti që ishte nga Kosova, ndikonte në vlerësimin e saj për BE-në. Këngëtarja tregoi asokohe se ishte kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Sërish, Dua Lipa ka reaguar për situatën politike të vendit, duke i dalë kundër Kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson. Këngëtarja e famshme ka publikuar foton e Johnson-it si shkatërruesi i demokracisë në vend. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Terminator: Dark Fate”, nisja e një trilogjie të dhunshme

“Terminator: Dark Fate” risjell në ekran Linda Hamilton, përkrah prurjeve të reja Mackenzie Davis e Natalia Reyes. Por, mbi të gjitha, rikthehet Arnold Schwarzenegger. James Cameron konfirmoi një trilogji të re të “Terminator”, që do ta inaugurojë “Dark Fate”. “Kemi kaluar shumë javë duke treguar histori dhe të kuptonim se çfarë do të donim të tregonim për t’i propozuar diçka Lindës”, -tha Cameron për “Deadline”. “Përveshëm mëngët dhe nisëm të krijonim një histori dhe kur kuptuan diçka, e pamë si fillimin e një harku narrativ në tre filma, kështu që ka një histori më të madhe për të treguar. Nëse do të jemi me fat me arkëtimet me “Dark Fate”, e dimë shumë mirë se si do të veprojmë me ...

Lexo më shumë

Taylor Swift, makineri rekordesh. “Lover”, albumi më i shitur në SHBA

Për çdo publikim, Taylor Swift vendos rekord pas rekordit. Albumi i ri “Lover”, që doli më 23 gusht, është shndërruar në diskun më të shitur në SHBA, për vitin 2019. 18 këngët u bënë menjëherë trend në “Spotify”, duke arritur në 2 milionë stream vetëm në ditën e debutimit dhe u pozicionuan në Top 50 të këngëve më të dëgjuara në platformë. “Lover” gjeneroi 1.5 miliardë stream në total dhe rreth 1 milion prenotime paraprake në të gjithë botën. Source: Tendence

Lexo më shumë

Pas ribashkimit, asnjë turne për “Spice Girls”

Pas suksesit të madh në Britani, me sa duket, nuk do të ketë asnjë turne për “Spice Girls”. Sipas “Daily Mail”, projekti në Amerikë dhe Australi do të anulohet. Faji? I Geri Halliwell, e cila, sipas medies britanike, nuk ka nevojë për para dhe turneun përtej oqeanit e shikon të vështirë për ta realizuar. Nëse Victoria Beckham nuk pranoi që në fillim, tani edhe Geri distancohet. Mes vajzave nuk shkonte gjithçka vaj. Mel B foli për një flirt lesbike pikërisht me Halliwell dhe kjo e fundit nuk e mori dhe aq mirë, duke e mohuar kategorikisht. Por, me sa duket, Geri ndjen shumë mungesën e familjes dhe nuk dëshiron të largohet shumë. Për fansat që u ekzaltuan pas ribashkimit është ...

Lexo më shumë

Steve Jobs është gjallë?!

Steve Jobs humbi jetën në vitin 2011 pasi u diagnostikua me kancer pankreatik. Por, një fotografi që po qarkullon në rrjet, ku një burrë duket identik me bashkëthemeluesin e “Apple”, po “çmend” fansat. Të gjithë mendojnë se Steve është gjallë pasi është fotografuar në Egjipt. Imazhi u shpërnda në Reddit nga Ahmed Basyoney, por nuk tregoi nëse ai është fotografi origjinal.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Belen Rodriguez në pritje të ëmbël?

Që pas rikthimit me Stefano de Martino, fansat kanë kërkuar që ai dhe Belen Rodriguez të zgjerojnë familjen e tyre duke u bërë me një tjetër fëmijë. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë çifti i famshëm u shpreh se do që djali i tyre të jetë fëmijë i vetëm, por një postim ka ngritur dyshime. Belen ka postuar një foto të djalit të tij i cili qëndron i shtrirë në një krevat të vogël që mban emrin Penelope. Mos ndoshta ylli italian po jep shenja për një shtatzëni të mundshme? Shumë persona dyshojnë se ajo është në pritje të ëmbël dhe këtë herë çifti do të bekohen me një vajzë. Pavarësisht aludimeve, duhet të një konfirmim zyrtar ...

Lexo më shumë

Matthew McConaughey bëhet pedagog kinemaje

Aktori Matthew McConaughey, fitues i çmimit “Oscar”, do të nisë punë si pedagog kinemaje me kohë të plotë këtë vjeshtë në Universitetin e Teksasit. “Moody College of Communication” bëri të ditur këtë lajm me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, duke publikuar një foto simpatike së bashku me pedagogë të tjerë. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin